23.04.2021

NOA dhe praktikat e mira të mikrofinancës në mbrojtje të klientit

Në kompaninë NOA, prej shumë vitesh, kemi zbatuar një qeverisje korporative të standarteve të larta ndërkombëtare. Udhëheqia nga këto standarte ka qenë në funksion të një shërbimi cilësor ndaj klientëve tanë, që mbron interesat dhe qëllimet e tyre, i mundëson atyre konsolidimin e biznesit dhe mirëqënies familjare, dhe që njëkohësisht ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik e financiar në Shqipëri.

Në këtë drejtim, ne kemi krijuar mjete efektive dhe kemi ngriur strukturat tona, të cilat kujdesen në mënyrë të dedikuar për mbrojtjen ndaj klientëve tanë, qoftë sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale, ashtu për sa i përket transparencës, trajtimit në mënyrë dinjitoze dhe në mënyrë profesionale si dhe kujdesit ndaj mbingarkesës me borxhe. Konkretisht NOA mbledh, përpunon dhe mbron të dhënat personale të klientëve në mënyrë të ligjshme, të drejtë, të skatë, në përputhje me qëllimin për të cilin ato mblidhen, sipas afateve ligjore dhe duke siguruar mjete të sigurta përpunimi. Klientëve i sigurohet e drejta për informacion për produktet/shërbimet kostot respektive, e drejta për të aksesuar të dhënat e tyre dhe dokumentat e dorëzuara. Konsultimi i vazhdueshëm financiar nga kompania jonë është një tjetër avantazh që kanë klientët tanë dhe që i ndihmon ata të marrin vendime të drejta në përzgjedhjen e ofertave dhe produkteve në treg dhe menaxhimin e duhur të detyrimeve dhe risqeve financiare. Por, mbi të gjitha, të drejtat e klientëve të NOA-s sigurohen nëpërmjet një mekanizmi ankimimi efektiv në duart e tyre, duke bërë të mundur që shqetësimet e tyre të dëgjohen, trajtohen dhe të zgjidhen përfundimisht.  Krijimi i këtij mjedisi të shëndeshëm, jo vetëm që i siguron klientëve tanë respektimin e të drejtave ligjore personale dhe ekonomike, por në të njëjtën kohë rrit besimin në sistemin financiar dhe i jep klientëve një rol aktiv dhe të rëndësishëm për ecurinë dhe zhvillimin e shumë sektorëve ekonomik të vendit.

Kjo është arsyeja se përse NOA i kushton rëndësi të veçantë këtyre vlerave dhe ka aderuar në Kodin Europian të praktikave të mira të mikrofinancës. Prandaj, i ftojmë klientët dhe bashkëpuntorët tanë që së bashku të bëhemi promovues të vlerave dhe standarteve të mikrofinancë.

Albana Pelinku 

Drejtor i Departamentit të Riskut

Të reja të tjera