23.04.2021

NOA pjesë e panairit të përvitshëm “Verë & Gështenja”

Në NOA i gjendemi pranë bizneseve shqiptare, gjithmonë aty ku ata janë!
Në edicionin e 25 të tij, iu bashkuam panairit të përvitshëm “Verë & Gështenja”, të organizuar prej Bashkisë Pogradec. Këtë vit vendosëm të ishim pjesë e ketij Panairi të mirë organizuar, në qëndër të së cilit ishin produktet e zonës, vera dhe gështenja, por edhe të shoqëruar me muzikë të mirë e me  produkte artizanale të zonës. Këtë vit, u bëmë pjese e këtij panairi  për të përkrahur bizneset dhe fermerët e zonës së Pogradecit, duke dhënë në këtë mënyrë sadopak suportin tonë në promovimin e produkteve të tyre, sikurse kemi bërë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë 20 vjecar, në shërbim të klientëve tanë por edhe me fokus kryesor në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Për ne në NOA, është një kënaqësi t’i shërbesh promovimit të punës, financimit të ambicieve të fermerëve & bizneseve shqiptare!

Të reja të tjera