23.04.2021

NOA në Ditën e Tokës, duke kontribuar me mbjelljen e 20 pemëve të llojit Blin

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, 22 Prill, ne hodhëm një hap të vogël drejt përmirësimit të shëndetit të tokës e ajrit, duke dhuruar për qytetin e Tiranës 20 pemë Bliri. Me këtë hap të vogël, ne duam të frymëzojmë një lëvizje të madhe: Të ndalojmë së qënuri indiferent ndaj asaj që po i shkaktojmë planetit Tokë dhe të kujdesemi çdo ditë për të! Ne mund të bëjmë çdo ditë diçka të vogël. Por ne mund të bëjmë herë pas here edhe diçka të madhe, siç mund të jetë frenimi dhe reagimi i fortë kundërshtues ndaj akteve që dëmtojnë burimet e kufizuara të Tokës. Ne do të vijojmë të mendojmë e kujdesemi për Tokën edhe ditët e tjera të vitit. Kemi një ftesë edhe për ju…

Të reja të tjera