
“Energjinë e Gjelbër” në Bujqësi

Këshillimi Bujqësor një risi për Institucionin Mikro-Financiar, NOA
Institucionit mikro-financiar NOA operon në gjithë zinxhirin e vlerës në bujqësi nëpërmjet dy instrumentave të rëndësishëm:
- Financimin e drejtpërdrejtë të agrobiznesit;
- Këshillim të specializuar.
Ujitja nëpërmjet paneleve diellore
Një zgjidhje për fermerët do të ishte përdorimi i një njësie qendrore të energjisë diellore për të furnizuar pompat e rrymës alternative të shumëfishtë për ujitje. Shqipëria ka një energji të konsiderueshme që vjen përmes rrezeve diellorë. Kjo sasi varion nga 1200 kwh/m² në zonën verilindor të vendit deri në 1600 kwh/m² në zonat e Myzeqesë. Mesatarja e rrezatimit diellor ditor mund të ndryshojë nga një minimum prej 3.2 kwh / m² në verilindje (Kukës) deri në maksimumin prej 4.6 kwh/m² në Jugperëndim (Fier-Berat). Prandaj, Shqipëria ka një mesatare rrezatimi diellor ditor prej 4.1 kwh / m², e cila mund të konsiderohet një regjim i mirë i energjisë diellore.
Përbërja e një njësie fotovoltaike për ujitje në pemtore dhe në fushë të hapur
· Panele fotovoltaike 350wp x 6 njësi.
· Bateri solare 12v 40ah.
· Inverter offgrid 4kw.
· Pompë ujitje 1.5hp.
· Rimorkio e lëvizshme ku montohen të gjitha pajisjet.
· Aksesorë (tuba, kabëll etj)
Kush janë përfitimet e fermerëve në perdorimin e energjisë diellore për ujitje
Pompat me energji diellore janë ekonomike, të besueshme dhe të lehta për tu mbajtur duke ofruar përparësitë e mëposhtme të produktivitetit:
· Ndihmon fermerët për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të ujit për kultivim dhe blegtori.
· Rritje të prodhimit (të paktën 10%) dhe ulje kosto (rreth 15%) duke mundësuar një rritje të të ardhurave të
familjeve bujqesore, veçanërisht për fermerët në zonat rurale.
Sa kushton ky investim dhe si mbështetet nga Institucioni Mikro-Financiar NOA
Investimi i përshkruar në këtë buletin ka një kosto rreth 1 milion lekë, me një kthim investimi jo më shumë se 4 vite. Ky investim mbështetet 100% nga NOA, pa kolateral, me 1 shlyerje vjetore të vetme kësti (në periudhën e gjenerimit të të ardhurave) dhe afat kredie deri në 5 vite.
Të reja të tjera

#NOAKëshillon : Mbjelljet e II në sera
03.08.2021
#NOAKëshillon
29.07.2021


