22.02.2023

Programi Europian për shkëmbimin e Sipërmarrësve të Rinj

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program shkëmbimi ndërkufitar i cili u jep sipërmarrësve të rinj dhe aspirues (NE- Sipërmarrësit e Rinj) mundësinë për të mësuar nga sipërmarrës me eksperiencë (HE- Sipërmarrës pritës) që drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse të Bashkimit Europian dhe më gjërë.

Shkëmbimi i eksperiencës realizohet gjatë një qëndrimi 1-6 muajsh me sipërmarrësin me eksperiencë, dhe i ndihmon sipërmarrësit e rinj të fitojnë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të vogël. Sipërmarrësit pritës përfitojnë nga perspektiva e sipërmarrësve të rinj për biznesin e tyre dhe gjen mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja.

Nëse mendoni të filloni biznesin tuaj apo tashmë keni krijuar një biznes? Programi Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj mund të jetë shumë i dobishëm për ju!

Kush mund të marrë pjesë si Sipërmarrës i Ri?

Sipërmarrësit e rinj  të cilët kanë filluar biznesin e tyre jo më shumë se tre vite më parë ose kanë një ide biznesi dhe planifikojnë të fillojnë biznesin e tyre, bazuar në një projekt konkret.

Si të merrni pjesë/rregjistroheni si Sipërmarrës i Ri ose si Sipërmarrës Pritës?

Aplikimi duhet të dorëzohet ONLINE në link në seksionin ‘Apply now’.

Përpara aplikimit, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] , dhe ne si një organizatë ndërmjetëse për Shqipërinë do të ofrojmë mbështetje falas për plotësimin e aplikimit dhe kërkimin e shkëmbimeve të mundshme.

Nëse dëshironi të aplikoni si Sipërmarrës i Ri, duhet të keni gati informacionin dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

Jetëshkrim (CV) (në gjuhën angleze dhe në format Europass);
Një letër motivuese (në gjuhën angleze); dhe
Një plan biznesi (dokument që përshkruan produktin ose shërbimin që do të ofroni dhe I cili përmbledh objektivat operacionale, të shitjeve dhe financiare të biznesit. Gjithashtu duhet të përmbajë skema dhe buxhete të detajuara që tregojnë se si do të arrihen objektiva të tillë).

Kush mund të marrë pjesë si Sipërmarrës Pritës?

Sipërmarrësit pritës janë sipërmarrës të suksesshëm dhe me eksperiencë - pronarë të një SME ose individë të përfshirë drejtpërdrejtë në sipërmarrje në nivel të Bordit Drejtues.

Për të marrë pjesë në program duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme:

- Të jetë i suksesshëm dhe me përvojë, me më shumë se 3 vjet (kumulative) aktivitet.

- Drejton një ndërmarrje mikro, të vogël ose të mesme në një nga vendet pjesëmarrëse

Nëse dëshironi të aplikoni si Sipërmarrës Pritës, duhet të keni informacionin dhe dokumentet e mëposhtme:

Jetëshkrim (CV) (në gjuhën angleze dhe në format Europass);
Një letër motivuese (në gjuhën angleze); dhe
 

Përfitimi i programit

- Nëse jeni një SIPËRMARRËS I RI, do të keni mundësinë të keni një përvojë trajnimi në punë në një kompani të huaj, me mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës, për të kuptuar se si të filloni me sukses biznesin tuaj ose si të forconi biznesin/ ndërmarrjn tuaj së sapokrijuar.

- Nëse jeni një SIPËRMARRËS I KRIJUAR tashmë, do të keni mundësi të bashkëpunoni me një sipërmarrës të ri, të motivuar dhe energjik, i cili do të jetë në gjendje të japë një kontribut të rëndësishëm në biznesin tuaj duke sjellë perspektiva, aftësi dhe njohuri të reja, si dhe duke ju informuar rreth tregjeve të huaja dhe aksesit në mundësi të reja biznesi.

Në të vërtetë një bashkëpunim i favorshëm ku të dyja palët mund të zbulojnë tregje të reja evropiane ose partnerë biznesi, mënyra të ndryshme të të bërit biznes.

Në planin afatgjatë, ju do të përfitoni nga mundësitë e mëdha të rrjetëzimit dhe, ndoshta, do të vendosni të vazhdoni bashkëpunimin tuaj, si partnerë afatgjatë të biznesit (p.sh., sipërmarrje të përbashkëta, aktivitete nënkontraktuese, marrëdhënie kontraktor-furnizues, etj.).

Për më shumë informacion rreth këtij programi, ju lutemi na shkruani në adresën: [email protected]

Vizitoni web-faqen zyrtare të programit:  Erasmus for Young Entrepreneurs programme

Erasmus for Young Entrepreneurs është një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Të reja të tjera