Historia frymëzuese e djalit të ri që ktheu pasionin e tij në një biznes të suksesshëm
Dëgjojmë shpesh te flitet për ëndrra që kthehen në realitet, për pasione që kthehen në biznese te suksesshme dhe per punë te madhe që përkthehet në rruge te sigurtë për te ardhmen. E megjithatë, ndonëse shumë frymëzyese, shpesh këto histori nuk arrijnë të na “mbushin mendjen” për të marrë hapin e guximshëm, sepse në shumicën e rasteve, këto histori kanë mungesë në detajin më të rëndësishëm; pak rrëfyes janë te sinqertë për të treguar mbi partnerët apo sekretet e vogla që i kanë ndihmuar gjatë procesit të realizimit të objektivave te tyre. Sot, në këtë artikull jemi për t’ju treguar pa shumë teori por me një shembull konkret sesi një ëndërr kthehet në realitet me disa hapa të thjeshtë por që kërkojnë njerëz kurajozë e me vizion.
Arseni, është një djalë pasionant ndaj profesionit të tij dhe nga një ata individë që kërkojnë gjithnjë e më shumë nga vetja duke mos u mjaftuar me pak, por duke punuar fort për të qenë versioni më i mirë i vetes. Me profesion dentist por me një nuhatje të hollë edhe përsa i përket fushës së sipërmarrjes, ndonëse larg kryeqytetit, në Vaun e Dejës, muajin tetor, ai mori hapin e rëndësishëm të zhvillimit te klinikës së tij dentare duke i shtuar edhe një laborator për te përmbushur gamën e shërbimeve që ofron.
Arseni pati nje plan konkret për zhvillimin e profesionit të tij, dhe pikërisht kjo është edhe pika më e rëndësishme nëse duam ta kthejmë pasionin tonë në fitimprurës: iniciativa dhe vizioni. Sipas ekspertëve të biznesit në të mirënjohurën “Business Review”, një pasion pa vizion nuk mund të qendrojë gjatë me ne dhe as të na bëjë të përfitojmë shpirtërisht apo ekonomikisht. Mirëpo, ndodhur në një pandemi globale, me vështirësitë që i duhet të përballen cdo profesionisti, Arseni pati vizionin dhe dëshirën e mirë për ta rritur pasionin e tij por sigurisht s’mund të bënte hapin e madh pa një partner që të mund t’i jepte dorën në këtë moment. I ndodhur në këto kushte, dentisti nga Vau i Dejës iu drejtua institucionit financiar NOA, duke u njohur me eksperiencën qe ky institucion ka në partneritetin e bizneseve të ngjashme. Fill pas prezantimit të planit të tij kurajoz, NOA perkrahu ëndrrën e Arsenit duke bërë që ky i fundit të ketë mbështetjen e duhur ekonomike për të arritur zhvillim të mëtejshëm dhe plotësim të dëshirës së tij në plan afatgjatë, duke ia financuar realizimin e laboratorit dentar.
Nisur nga rasti i Arsenit, qe gjeti partnerin e duhur duke trokitur tek NOA, na u kujtua Gary Hamel, një nga ‘guru’-të më të famshëm në fushën e biznesit,i cili ka treguar në një prej seminarëve të tij, se tre janë hapat kryesorë për të kthyer një pasion në sipërmarrje fitimprurëse: 1. Vizion i qartë, 2. Plan i detajuar dhe 3. Një partner i vërtetë që bashkëudhëton me ty. Arseni e provoi ‘në lekurën e tij’ vërtetësinë e formulës së mësipërme dhe është dëshmitar i suksesit, teksa laboratori dentar në Vaun e Dejës do të kthehet në shtëpinë e tij të re të pasionit dhe fitimit.
Nëse dhe ju keni një pasion, dini se keni një dhunti të cilën nuk duhet ta ‘lini në sirtar’, mjafton të ndiqni hapat dhe të keni besim. Fitimtarët janë ata që guxojnë. Nëse dhe partneri juaj ekonomik, guxon së bashku me ju - suksesi nuk mund të ndalet. NOA është dëshmitare e kësaj formule me qindra rastet e partneritetit ku ëndrrat janë kthyer në realitet, ndaj ju pret ju tani, të jeni partneri i tyre i radhës.