02.06.2023

NOA, institucioni financiar me 25 vite eksperiencë në tregun shqiptar tashmë edhe në Prishtinë/Kosovë: Më shumë mundësi financimi për qytetarët dhe bizneset lokale

NOA është një institucion financiar jo bankar me një eksperiencë 25 vjeçare në tregun Shqiptar. Fokusi kryesor i NOA-s është rritja e përfshirjes financiare duke impaktuar në këtë mënyrë rritjen e ekonomisë lokale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të individëve, ndërmarrjeve të vogla e të mesme apo fermerëve.

Qëllimi kryesor i NOA-s, është të ndihmojë ndërmarrjet e vogla të krijojnë dhe zhvillojnë ditë pas dite sipërmarrje të qëndrueshme, të cilat punësojnë më shumë njerëz dhe ndikojnë pozitivisht në komunitetin lokal. Nga ana tjetër NOA i mundëson qytetarëve të kenë akses më të shpejtë dhe lehtë në shërbimet financiare, të shoqëruar sigurisht me shërbime këshillimi.

Për ta shtrirë më tej misionin e NOA-s për një #FinancëNjerëzore, duke filluar nga muaji Qershor të gjitha shërbimet financiare që  NOA ofron do të jenë të aksesueshme edhe në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në lagjen Pejton, një prej lagjeve më historike të qytetit.


Ky zgjerimi NOA-s në Kosovë do t’ju mundësojë individëve dhe sipërmarrësve të cilët kanë pasur akses të limituar në shërbimet financiare, të financohen shpejt dhe lehtë kur do dhe kudo ata janë. 

Të reja të tjera