Marketingu Digjital: Një alternativë për të zhvilluar biznesin edhe në periudhë pandemie
Reklamimi dhe fushatat e marketingut përbëjnë një nga hallkat kryesore të mirëfunksionimit të një biznesi. Kjo, për shkak se forma e parë e prezantimit me klientin e ri, është pikërisht reklama. Në shumë raste bizneset i tremben fushatës së marketingut duke qenë se kjo lidhet me mënyrën tradicionale të marketingut: televizionin, radion, gazetat apo forma të tjera të të shkuarit. Koha për të arritur audiencën ishte e shkurtër dhe sekondat shumë të kushtueshme.
Por, në ditët e sotme është e mundur të arrihet një audiencë prej më shumë se 2 milion individësh në të njëjtën kohë dhe me një kosto shumë më të ulët, duke bërë të mundur krijimin e emrit të biznesit tuaj, rritjen e besueshmërisë dhe përcjelljen e vlerave reale të biznesit tuaj në një kohë shumë të shkurtër.
Format e marketingut që një biznes i vogël mund të bëjë online janë më të gjera dhe më gjithëpërfshirëse. Kryesorja janë rrjetet sociale, ku praktikisht të gjitha bizneset nisin prezencën sociale. 88% e bizneseve investojnë në të paturit faqe dinjitoze në rrjetet sociale sepse kjo është forma më direkte dhe më e shpejtë e komunikimit biznes- konsumator. Prandaj kjo përmbajtje duhet të jetë e zgjedhur me kujdes dhe e ndryshme për platformat e ndryshme. Megjithatë, gjithë zhvillimin e rrjeteve sociale, Faqja Online (website) mbetet karta identifikuese e një biznesi online. Faqja online nuk është aq shpesh e përditësueshme, por ajo është portofoli dhe historia e atij biznesi. Prandaj biznese të cilat janë të lidhura kryesisht me shit-blerjen e produkteve jo të konsumit të përditshëm e kanë të domosdoshme prezencën online. Është shumë e rëndësishme për një biznes të jetë gjithashtu i verifikueshëm në Google, si edhe të gjendet i pozicionuar në hartat online.
Marketingu digjital është lehtësisht i realizueshëm, si edhe mjaft i përshtatshëm për bizneset e vogla. Sado i vogël të jetë një biznes, prania e tij online rrit besueshmërinë e ekzistencës. Të mësuar me kërkimin online në Google, YouTube, kërkimet me hashtag në Instagram apo me emra kategorish në Facebook, konsumatorët janë një klikim larg biznesit tuaj. Për më tepër, prania online, nëpërmjet faqeve te ëeb-it apo rrjeteve sociale është një provë e ekzistencës së biznesit të cilën klientët dhe konsumatorët në ditët e sotme e kërkojnë domosdoshmërisht.
Ky lloj marketingu jep mundësinë e arritjes së një audience më të gjerë (pothuajse 72% e popullsisë përdor rrjetet sociale: Facebook, Instagram/ YouTube/ Google/Linkedin, si edhe rrit ndërveprimin me klientët dhe konsumatorët e mundshëm në kohë reale. Kjo i jep mundësinë biznesit, që me anë të një postimi reklame, artikulli apo videoje, t’i përshtatet kërkesave të konsumatorëve dhe të ofrojë opsione për të përmirësuar shërbimin dhe produktet. Gjithashtu, biznesi mund të masë dhe të verifikojë rezultatet dhe përpjekjet e tyre online për të patur sukses. Numrat e ndjekësve (folloëers) në Instagram, pëlqimet (likes) në faqet e Facebook-ut, ndjekësit (vieës) në Youtube, vizitat në faqet online (ëëë.), koha që njerëzit shpenzojnë në faqen online të biznesit, mesazhet, e-mailet, porositë online janë të analizueshme në detaje, në çdo moment.
Produktet dhe shërbimet që arrihen online po bëhen mënyra më e përdorur për arritjen e tregjeve kombëtare por edhe ndërkombëtare. Jo vetëm bizneset e shit-blerjeve online (e-commerce), por çdo biznes është i prirur të bëjë marrëveshje shërbimi online. Vendimet dhe shërbimet deri në minutën e fundit konsumohen dhe komunikohen online.
Të gjitha këto e bëjnë marketingun online jo vetëm një hallkë kryesore për zhvillimin e një biznesi të vogël, por edhe një domosdoshmëri për përmirësimin e shërbimeve të tij dhe arritjen e suksesit.
Ndaj ne në NOA i japim një fokus të vecantë marketimit digital jo vetëm si formë reklamimi, por edhe si një formë për të qenë më afër klientëve tanë, sidomos në këto momente të vështira.