1 Qershori, NOA në bashkëpunim me Kryqin e Kuq feston në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Në këtë 1 Qershor, NOA u kujdes të sjellë sadopak buzëqeshje e argëtim tek disa fëmijë me të cilët jeta s’ka qenë dhe aq bujare. Me një zemër të hapur, stafi i NOA u kujdes nëpërmjet kontributit dhe angazhimit të tyre që fëmijët të argëtoheshin me dhuratat dhe festën e organizuar posaçërisht për ta, duke siguruar që asnjëri prej tyre të mos mbetet pa u ndjerë me të vërtetë si një fëmijë, i lumtur dhe i përkëdhelur. Fëmijët janë ata që premtojnë një të nesërme të ndritur dhe NOA, premton se do të jetë gjithmonë krah tyre.