
NOA në mbështetje të shfaqjes muzikore "I pangopuri", për promovimin e talenteve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe

Në kuadër të ndërgjegjësimit për autizmin, ne mbështetëm organizimin e shfaqjes muzikore “I pangopuri” e cila u vu në skenë nga organizata EIPASS. Kjo shfaqje e shoqëruar me videoklipin "Me Prano", kishte si protagoniste 29 femijë me aftësi ndryshe. 🎥 🎶
Ky event na dha mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin në shoqëri, komunitet dhe tek institucionet përkatëse, se si talentet mund të gjenden kudo, veçanërisht aty ku më pak e mendon. 💡
Për NOA-n, promovimi i talenteve të fëmijëve dhe të rinjve me spektër autik dhe jo vetëm, është gjithmonë i rëndësishëm. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që nuk ke të njëjtën magji në shpirtin tënd – ne të gjithë kemi një dhuratë për ta ndarë me botën! 🌍
Të reja të tjera


Aktivitet "Team Building" Volejboll
22.12.2024





Fushata Kreditim i Zgjuar 2024
01.11.2024
Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA
24.10.2024







NOA në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14.06.2024





25 vite, NOA
15.03.2024

NOA, një mikrofinancë "Ballkanike"
15.03.2024
