
NOA, pjesëmarrëse në konferencën e vjetore të EMN

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA-s, Znj. Herjola Spahiu, është rizgjedhur për herë të dytë si pjesëtare e bordit drejtues të Rrjetit Europian të Mikrofinancës. Nën këtë rol të rëndësishëm, Znj.Spahiu mori pjesë në një prej eventeve më të rëndësishme të sektorit financiar, në Konferencën Vjetore të EMN-s.
Në mesin e një paneli me ekspertë të huaj finance, ajo u ndal gjatë mbi misionin dhe kontributin e NOA-s për të minimizuar ikjen e të rinjve nga Shqipëria, ndërsa vëmendje të veçantë i kushtoi edhe mbështetjes së fermerëve të vendit dhe orientimit për të përqafuar me largpamësi dhe besim hashtag#rrënjëtevendlindjes. Znj. Spahiu u kujdes që të ndajë eksperiencat dhe praktikat më të fundit inovative të NOA-s, si në raport me start-upet, ashtu edhe me bujqësinë e qëndrueshme.
Ishte një ditë e gjatë, intensive, me plot shembuj dhe arritje në sektorin mikrofinanciar, ku NOA arriti padyshim të identifikohej për profesionalizmin, integritetin dhe standardet e larta.
Të reja të tjera


Aktivitet "Team Building" Volejboll
22.12.2024





Fushata Kreditim i Zgjuar 2024
01.11.2024
Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA
24.10.2024







NOA në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14.06.2024





25 vite, NOA
15.03.2024

NOA, një mikrofinancë "Ballkanike"
15.03.2024
