NOA nënshkruan një partneritet prej 7 milionë Eurosh për të tretën herë me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB)
Një hap tjetër i hedhur drejt fuqizimit të sipërmarrësve të vegjël dhe ekonomisë së qëndrueshme të vendit tonë!
NOA ka nënshkruar në partneritet me Bankën e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB) një facilitet prej 7 milionë Euro, që pritet të mbështesë ndjeshëm ndërmarrjet private, fermerët dhe klientët me pakicë të Shqipërisë. Ky facilitet shënon nismën e tretë MSME midis palëve dhe forcon dukshëm marrëdhëniet midis NOA-s dhe BSTDB-s.
Mbështetja e BSTDB-së për ndërmjetësimin financiar vazhdon të fokusohet tek institucionet financiare jobankare, duke njohur rolin e tyre vendimtar në nxitjen e zhvillimit ekonomik.
Bashkëpunimet e mëparshme kanë mbështetur mbi 430 biznese dhe individë lokalë, dhe janë pikërisht këto të dhëna që garantojnë se faciliteti i ri do të kontribuojë për një të ardhme premtuese të sektorit; do të nxisë dinamizëm dhe konkurrencë në sajë të promovimit të mundësive të reja të punësimit dhe krijimit të të ardhurave dhe jo vetëm…
Presidenti i BSTDS-s, Dr. Serhat Koksal thekson se mbështetja për zhvillimin e bizneseve mikro mbetet një prioritet thelbësor për BSTDB, si dhe ndalet në partneritetin me NOA-n, duke mos e kursyer vlerësimin e lartë për të. “Jemi të kënaqur që po thellojmë partneritetin tonë me NOA-n, e cila ka dëshmuar të jetë një partnere e paçmuar dhe e besuar që nga viti 2018”.
Znj. Herjola Spahiu, CEO e NOA sha, konfirmoi me krenari rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë për vendin dhe deklaroi: “Vetëm falë partneriteteve me ndikim si ai me BSTDB, NOA ka mundur të ofrojë mbështetje të vazhdueshme financiare për ndërmarrjet mikro, fermerë dhe individë në Shqipëri gjatë 25 viteve të veprimtarisë. Në këtë përvjetor dhe nën sloganin #NjëFinancëNjerëzore, ne i qëndrojmë besnikë misionit tonë fillestar: “Zvogëloni hendekun financiar duke përfshirë dhe mosdiskriminuar çdo person apo biznes”, dhe ne po shkojmë përtej kësaj dhe po hapim gjerësisht dyert për gratë. të rinjtë dhe komunitetet e tjera vulnerable në rajon.”
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi të zgjeruar, BSTDB dhe NOA riafirmojnë angazhimin e tyre për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, promovimin e mundësive të reja të punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave, duke kontribuar kështu në stabilitetin më të gjerë ekonomik dhe rritjen e ekonomisë shqiptare.