
Mikrofinancat, një shembull në transformimin digjital të ekonomisë shqiptare

Institucionet financiare jo-bankarë në Shqipëri mund të luajnë një rol udhëheqës në promovimin e pagesave digjitale pas përditësimeve të fundit rregullatore që hyjnë në fuqi në janar 2022. Tani që është plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, Shqipëria mund të arrijë përfitime të konsiderueshme nga promovimi në treg i praktikave të reja bankare të hapura dhe PSD2. Këto duket se janë dy pikat kryesore të panelit të dedikuar për pagesat dixhitale, ku Drejtoresha Ekzekutive e NOA-s, znj. Herjola Spahiu ishte e ftuar.
Konferenca “Rritja e Impaktit të Shqipërisë në Ekonominë Digjitale Rajonale” vjen në një moment të rëndësishëm për tregun financiar në vend. E organizuar nga FIAA - Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, më 2 tetor, eventi bashkoi politikanë, sipërmarrës, ekspertë dhe entuziastë të teknologjisë nga Shqipëria dhe jashtë saj, nga sektori publik dhe privat.
Përveç znj.Spahiu, diskutimet e panelit “Pagesat Digjitale dhe Sektori Bankar” u pasuruan nga kontributet e përfaqësuesve nga Banka Qendrore e Shqipërisë, IFC dhe Raiffeisen Bank.
Megjithëse në nivel rregullator, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm me miratimin e një ligji të ri në 2020 dhe një rregullore të re në 2021 për pagesat digjitale që hynë në fuqi në 2022, përditësimi i tregut nga përdoruesit mbetet ende një sfidë. Disa fintech-e të reja janë krijuar dhe sektori bankar ka digjitalizuar në masë përvojën e përdoruesve. Sipas një analize krahasuese nga Banka Botërore, në 2021, 35% e popullsisë së Shqipërisë patën përvojë në një pagesë digjitale përkundrejt 48% në Kosovë, 67% në Bosnjë e Hercegovinë, 75% në Maqedoninë e Veriut dhe 87% në Serbi. Një ekonomi e bazuar në para cash, një nivel i lartë informaliteti dhe komunitetet rurale janë disa nga faktorët që kontribuojnë në këto shifra të vonuara.
Në këtë kontekst specifik, investimet teknologjike të NOA-s për të ofruar një përvojë plotësisht digjitale për klientët e saj duket se kontribuojnë në promovimin e këtij rrugëtimi transformues.
Znj. Spahiu theksoi se NOA ka qenë një nga institucionet financiare të para në vend që ka përdorur teknologjitë biometrike digjitale, si dhe nga sot xxx e aplikimeve për kredi gjenerohen nga kanalet digjitale. Ndërkohë që NOA është e licencuar për të kryer edhe pagesa, duhet theksuar se rritja me 10% e normës së konvertimit të pagesave cash në digjitale, mund të ulë informalitetin me 2%. Institucionet e mikrofinancës mund të luajnë kështu një rol udhëheqës në promovimin dhe edukimin e grupeve prioritare për të aksesuar zgjidhje të reja financiare digjitale.
Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord gjithashtu mbi kostot e larta dhe shqetësimet afatgjata të këtij transformimi për bankat ose institucionet financiare jo-bankare, duke theksuar nevojën për një fokus të dedikuar nga autoritetet mbikqyrëse dhe publike, përfshirë mbështetje potenciale nga donatorët për të introduktuar praktikat më të mira ndërkombëtare.
Të reja të tjera


Aktivitet "Team Building" Volejboll
22.12.2024





Fushata Kreditim i Zgjuar 2024
01.11.2024
Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA
24.10.2024






Women Startup Competition Albania
20.06.2024

NOA në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14.06.2024





25 vite, NOA
15.03.2024

NOA, një mikrofinancë "Ballkanike"
15.03.2024
