24.10.2024

Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA

Një biznes i suksesshëm është mbi të gjitha një partneritet i sukseshëm! Kjo do të ishte dhe kryefjala e “Takimit me Partnerët” të NOA. 

Një event i veçantë që mblodhi partnerët  strategjikë të NOA, biznese të mëdha kombëtare ashtu si dhe sipërmarrje lokale familjare, të gjithë bashkëudhëtarë në dinamizimin e një sektori plot sfida e ambicie për ekonominë shqiptare.

Një mbrëmje me diskutime mbi arritjet, trendet dhe statistikat më të fundit të retail-it shqiptar, që shërbeu si një platformë shkëmbimi mbi oportunitetet e reja të  bashkëpunimit mes sektorit dhe institucioneve financiare si NOA. Gjithçka në shërbim të fuqizimit të sipërmarrjes por dhe të konsumatorit, të rritjes së standarteve e fuqisë blerëse të familjes shqiptare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv në NOA-s, Znj. Herjola Spahiu, u shpreh se në këtë rrugëtim 25-vjeçar të NOA-s, fokusi ndër vite ka qënë gjithnjë ofrimi i inovacioneve dhe zgjidhjeve financiare të përshtatura për bizneset, sipërmarrësit, individët dhe fermerët, në respekt rë rrënjëve tona e vlerave më të larta.

“Angazhimi ynë për inovacion dhe zhvillim të vazhdueshëm është kyç për mbështetjen e rritjes ekonomike të klientëve tanë,” theksoi Znj. Spahiu, duke nënvizuar se partnerët kanë një rol të pazëvendësueshëm në realizimin e vizionit dhe strategjisë së NOA-s.

Për NOA-n, bashkëpunimi me partnerët është një element thelbësor për të krijuar iniciativa të reja dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore. Angazhimi ynë për shërbimin ndaj klientit dhe përmirësimin e vazhdueshëm përmes inovacionit mbetet një prioritet i pandryshuar.

Ky event është dëshmi e rëndësisë që i japim partneriteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke synuar që çdo bashkëpunim të sjellë vlerë të shtuar për të gjithë palët e përfshira.

Faleminderit të gjithë partnerëve tanë për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm! Së bashku, vazhdojmë të krijojmë impakt pozitiv dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Të reja të tjera