NOA në Eventin “Rrathë Dhurues" : Një Angazhim për Ndryshim Social
NOA pati kënaqësinë të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të eventit “Rrathë Dhurues,” organizuar nga Partnerët Shqipëri me mbështetje nga Ambasada Amerikane dhe Rockefeller Brothers Fund, më 11 Tetor 2024. Ky ankand unik “live” mblodhi përfaqësues të rëndësishëm nga biznesi, donatorët, institucione diplomatike dhe shoqëria civile, duke bashkëpunuar për të mbështetur financiarisht tre kauza me impakt të lartë.
Kauzat e përzgjedhura për këtë edicion përfshijnë:
• Krijimin e një laboratori qeramike në Institutin Publik të Nxënësve që nuk dëgjojnë në Tiranë
• Ndërtimin e një këndi miqësor dhe hapësire rekreative për fëmijët e hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të Durrësit
• Krijimin e një qendre ditore për fëmijët në Rrëshen
Pjesëmarrja e NOA-s në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur projekte që përmirësojnë jetën e fëmijëve dhe individëve në nevojë. Nëpërmjet përfshirjes sonë në këto nisma, ne synojmë të sjellim ndryshime të qëndrueshme sociale dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një komuniteti më të përfshirë dhe të përgjegjshëm.
Me angazhimin për një të ardhme më të mirë, NOA do të vazhdojë të mbështesë kauza që inspirojnë dhe forcojnë lidhjet midis biznesit dhe komunitetit.