22.04.2021

Trinomi Bashkëpunimit, një Histori Suksesi në Xarrë dhe Konispol

"Në nuk e shohim të ardhmën si diçka që e kemi nën kontroll, por si diçka të cilën mund t’a krijojmë me përpjekje të përbashkëta dhe kolektive" - Obama.

Dhe kështu filloi bashkëpunimi i Studios së Konsulencës AFS me një grup fermerësh që kultivojnë sipërfaqe të konsiderueshme me mandarina në Xarrë dhe Konispol. Gjatë muajit Gusht 2020, plot 9 fermerë nga Xarra dhe Konispoli nënshkruan kontratat e grantit IPARD për investimin në mekanikë bujqësore të specializuar. Drejtuesi i zyrës së konsulencës AFS, z.Ilir Pilku, shprehet: “Teknologjia e lartë që përzgjodhën, specifikisht traktorët New Holland, dhe biznesi i tyre i formalizuar, e bënë më të lehtë punën time në plotësimin e të gjitha kritereve që kërkon grandi i IPARD-it”. Gjithashtu, pjesë e konsulencës që AFS studio ofroi për disa fermerë potencialë në Xarrë është çertifikimi me standartin e lartë Global Gap. Vlen të theksohet që edhe ky investim u mbështet me subvencion nga skemat kombëtare të AZHBR-s.

Kjo punë e suksesshme nuk do të mund të kishte kurorëzimin e plotë pa impenjimin e drejtueses së degës së NOA-s në Sarandë, znj.Janulla Kekezi, e cila në një kohë rekord i mundësoi një pjesë të fermerëve një financimin paraprak, derisa të rimbursohet granti nga AZHBR-ja.

Grandet e IPARD-it kanë nje veçori e cila mbështetet në manualet e BE-së, që çdo përfitues kontrate grandi duhet të implementojë 100% planin e investimit me burimet e tij financiare, ndërkohë që IPARD verifikon dhe rimburson grandin pas kryerjes së investimit të kontraktuar. Kjo e bën të detyrueshëm që fermerët të mendojnë burimet e financimit në të njëjtën kohë që aplikojnë për subvencione apo grande. Koha e implementimit të grandit është e limituar, dhe kreditimi paraprak është po aq i rëndësishëm sa vetë grandi IPARD. “Bashkëpunimi i fermerëve fitues të grandit IPARD me Institucionin Mikro-Financiar NOA ishte një tjëtër histori suksesi për fermerët e Xarrës dhe Konispolit, por edhe për Studion AFS që unë drejtoj” – shprehet z.Pilku.

Trinomi i bashkëpunimit, fermerë, donatorë dhe institucione financiare nën konsulencën e ekspertëve të agrobzinesit, është celësi i suksesit për të gjithë fermerët e Shqipërisë.    

Tashmë, mandarinat e Xarrës janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku kultivohen, por edhe si një nxitje për të gjithë fermerët në Shqipëri. Ato janë leksion i shfrytëzimit të pasurive tona natyrore dhe shembull i përshtatjes së kushteve me ekonominë vendase.

Të reja të tjera