24.12.2024

NOA në mbështetje të fushatës “Kovat Blu”, nismë që ka për qëllim mbështetjen e personave të moshuar në nevojë

Në vigjiljen e Krishtlindjeve , NOA ka kënaqësinë të mbështesë fushatën “Kovat Blu”, një nismë që ka për qëllim mbështetjen e personave të moshuar në nevojë dhe të vetmuar.

Kjo nismë jo vetëm që shpërndan pako ushqimore dhe produkte të tjera të nevojshme, por gjithashtu synon të përcjellë dashuri, kujdes dhe mbështetje, veçanërisht gjatë periudhës festive të fundvitit.

Janë buzëqeshjet dhe fytyrat e mbushura me shpresë të individëve që ndihmuam ato që forcojnë përkushtimin dhe dedikimin tonë.

#NOA #rrenjetevendlindjes #25vjet #kovatblu #solidaritet

Të reja të tjera