
Women Startup Competition Albania

NOA po ndryshon peizashin e sipërmarrjes në Shqipëri, ndërsa i qëndron besnike filozofisë për #financënjerëzore, duke mbështetur të gjitha ato vajza dhe gra që duan të kenë zë vendimmarrës në botën e biznesit.
Të qenit partner i Women Startup Competition Albania, e tregon më së miri vizionin tonë për një shoqëri më të barabartë dhe të drejtë; punën tonë për produke dhe shërbime të dedikuara financiare, por edhe përpjekjen e vazhdueshme që gratë të pikasen në të gjitha nivelet drejtuese.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i NOA-s, Znj. Herjola Spahiu, si panelsite në Women Startup Competition Albania, ndau me sipërmarrëset e reja të vendit eksperiencën dhe ekspertizën e saj mbi 20-vjeçare, nisur dhe nga fakti i të qenit vetë një grua në karrierë.
Teksa i urojmë suksese të mëtejshme pjesëmarrëseve të konkursit, duam të drejtohemi edhe ty që ndodheshpas ekranit të telefonit apo kompjuterit. Ke ambicie, një ide inovative dhe do ta konkretizosh atë? Dije se, e ke gjithmonë mbështetjen tonë.
Të reja të tjera


Aktivitet "Team Building" Volejboll
22.12.2024





Fushata Kreditim i Zgjuar 2024
01.11.2024
Eventi "Takimi me Partnerët" të NOA
24.10.2024








NOA në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
14.06.2024





25 vite, NOA
15.03.2024

NOA, një mikrofinancë "Ballkanike"
15.03.2024
