25.02.2025

Projekt rivitalizimi dhe mbjellje pemësh në qytetin e Korçës

Çdo pemë që mbillet është një investim në të ardhmen tonë, një hap drejt rigjallërimit të natyrës dhe një angazhim për një planet më të shëndetshëm."

NOA kishte kënaqësinë dhe privilegjin të suportonte dhe të merrte pjesë në iniciativën për rigjelbërimin dhe ripyllëzimin e rrugës që të çon në Malin e Moravës, në qytetin e Korçës. Ky projekt përfshinte zgjedhjen dhe mbjelljen e pemëve dhe specieve të ndryshme bimësh, të cilat janë të përshtatshme për mjedisin dhe mikroklimën e zonës, me qëllim krijimin e një ambienti tërheqës dhe panoramik.

Këto iniciativa, të fokusuar në mbrojtjen dhe rivitalizimin e mjedisit, janë në qendër të angazhimeve sociale që NOA mbështet me pasion. Aktiviteti i zhvilluar më 22 shkurt 2025 ishte një shembull i qartë i përkushtimit tonë për të kontribuar në një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Angazhimi dhe përkushtimi i stafit të degës Korçë ishte i jashtëzakonshëm, duke treguar një frymë kolektive për të bërë një ndryshim të dukshëm në komunitet.

Me një vizion të qartë për ESG, ne besojmë se çdo hap që ndërmarrim për të mbështetur mjedisin është një investim në shëndetin e planetit tonë dhe në mirëqenien e komunitetit tonë. Na presin edhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme për mjedisin, dhe ne jemi të vendosur të jemi pjesë aktive e këtyre iniciativave për të krijuar një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm.

Të reja të tjera