22.04.2025

Dita Ndërkombëtare e Tokës, Pastrimi i plazhit të Fllakës në Durrës

Dita Ndërkombëtare e Tokës na kujton se ruajtja e natyrës është një nga përgjegjësitë më të mëdha që mbartim si individë, si institucion dhe si qytetarë të këtij vendi. Në këtë aksion vullnetar na u bashkuan edhe dy degët e NOA-së në Durrës, për pastrimin e plazhit të Fllakës, një hap simbolik, por domethënës, për të treguar se kujdesi për mjedisin nis nga vetja.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë afatgjatë ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, një shtyllë thelbësore e strategjisë ESG që ndjekim në NOA. Duke vepruar me ndërgjegje ndaj natyrës, ne kontribuojmë jo vetëm në mbrojtjen e saj, por edhe në nxitjen e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, një pasuri kombëtare që kërkon vëmendje dhe kujdes të vazhdueshëm.

Një falënderim i ngrohtë dhe mirënjohës për skuadrat e përkushtuara të dy degëve të NOA Durrës. Me energjinë, pozitivitetin dhe ndjeshmërinë tuaj, treguat se vlerat tona nuk qëndrojnë vetëm në fjalë, por në veprime konkrete që sjellin ndikim të vërtetë.

Çdo veprim i vogël për natyrën është një investim i madh për të ardhmen e komuniteteve dhe ekonomisë sonë, përfshirë edhe turizmin.

Të reja të tjera