11.06.2025

Fuqizimi i grave fermere dhe sipërmarrëse

NOA, në bashkëpunim me World Vision Albania, ka privilegjin të jetë pjesë e projektit me në fokus fuqizimin e grave fermere dhe sipërmarrëse në zonat rurale të Dibrës, në Parkun Kombëtar Korab-Koritnik.

Ky projekt ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese në bujqësi, mbrojtjen dhe pasurimin e mjedisit dhe ekosistemit të zonës, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale.

Gjatë takimit me zonjat pjesë të projektit u diskutua mbi praktikat e reja dhe më efikase në bujqësi, ku gjithashtu mundësuam dhurimin e pajisjeve të specializuara për tharjen e bimëve, të cilat lehtësojnë punën e këtyre grave dhe rrisin mundësitë e tyre për sukses.

Për NOA-n, fuqizimi i grave, në veçanti në zonat me mundësi të limituara ekonomike, është dhe do të mbetet gjithmonë me rëndësi të veçantë.

Të reja të tjera