06.06.2025

Mbrëmja Gala Down Syndrome Albania

Edhe këtë vit, NOA pati privilegjin dhe kënaqësinë të ishte pjesë e mbrëmjes gala të bamirësisë të organizuar nga Down Syndrome Albania, një nga eventet më domethënëse dhe të paharrueshme për ne.

Ishte një natë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe frymëzim nga fëmijët me aftësi ndryshe, të cilët, me talentet dhe forcën e tyre, na kujtojnë përherë çfarë do të thotë të jesh i jashtëzakonshëm.

Për NOA-n, përkujdesja ndaj tyre nuk është thjesht një akt solidariteti, është një angazhim i përhershëm për të qenë pranë dhe për të kontribuar në një të ardhme më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.

Ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë atyre që kanë më shumë nevojë për dashuri, mbështetje dhe mundësi për zhvillim.

Të reja të tjera