Covid-19 / Klodi Berberi : Investimet teknologjike të institucionin financiar NOA, në ndihmë të financimeve të biznesit në kohë pandemie
Në një intervistë për mediat, Z. Klodi Berberi, Drejtor i Departamentit të Operacioneve në institucionin financiar NOA, është shprehur se aplikimi i zgjidhjeve të mira në Teknologjinë e Informacionit janë një investim që i reziston kohëve të vështira dhe krijon avantazhe.
Ai ka folur mbi impaktin e këtyre investimeve dhe lehtësive që i ka dhënë institucionit Infrastruktura e Sistemeve të Informacionit duke iu përshtatur shpejt ndryshimeve dhe nevojave të klientëve edhe gjatë periudhës së pandemisë.
Si ndikoi teknologjia në aktivititetin tuaj si institucion financiar gjatë pandemisë së Covid-19?
Në NOA gjithmonë i është kushtuar një rëndësi e veçantë implementimit të zgjidhjeve të avancuara përsa i përket teknologjisë që aplikojmë në shërbim të biznesit. Pikërisht për shkak të kësaj vëmëndje të vazhdueshme ndaj teknologjive të reja, situata e papritur dhe e vështirë krijuar nga pandemia e Covid-19, e gjeti NOA-n të mirëpërgatitur në këtë aspekt. Nga njëra anë , ne arritëm të vijonim krejt normalisht aktivitetin tonë kredidhënës duke u mundësuar shumë shpejt punonjësve tanë punën në distancë. Kjo mbështetje ndaj nevojave dhe operacioneve të biznesit u arrit duke adaptuar teknologjikisht operacionet tona, do të thoja në një kohë rekord, që në ditët e para të ndalimit të lëvizjes së lirë. Nga ana tjetër, ky adaptim, mundësoi aksesimin dhe përpunimin e pothuajse të gjitha të dhënave të klientëve dhe kompanisë. Kjo ishte jetike në veçanti për ata klientë të prekur nga pandemia të cilët kishin shprehur nevojën për riskedulimin e kredive të tyre.
Janë më shumë se 3.200 klientë të tillë, rastet e të cilëve janë proçesuar në një hark kohor shumë të shkurtër. Imagjinoni ngarkesën që një volum i tillë pune do të përfaqësonte për çdo kompani. Është dyfishi i kërkesave që trajtohen normalisht dhe mbi 80 % e procesimit të këtyre rasteve janë realizuar duke punuar në distancë.
Ky nivel i lartë teknologjik i NOA-s, vjen falë strategjisë së përhershme të institucionit për të mbështetur zhvillimin e biznesit mbi zgjidhje të avancuara teknologjike që garantojnë me besueshmëri aktivitetin edhe në raste krize, apo dixhitalizimin e dokumentave dhe të proceseve të biznesit. Kjo strategji është realizuar me anë të investimeve të rëndësishme në teknologji dhe në ngritjen e një ekipi tejet profesional dhe të motivuar duke qënë gjithmonë promotorë të ideve inovatore. Ky investim në zgjidhje të avancuara teknologjike jo vetëm i krijion lehtësi biznesit në situata si kjo që sapo kaluam, por ofron dhe mundësi në aspektin e rritjes së gamës së produkteve të ofruara, më shumë fleksibilitet për klientët tanë, automatizim të proceseve, rritje të shtrirjes gjeografike pa rritur numrin e degëve fizike, si dhe komunikimin me informacione të dixhitalizuara për vendimarrje më të shpejta dhe të sigurta. Mbi të gjitha, kombinimi i faktorëve të përmendur më lartë krijon mundësinë për një shërbim të shpejtë dhe të lehtë për çdo klient tonin pavarësisht nëse ndodhet në zonat urbane apo rurale, nëse është fermer, apo biznes tregtar, prodhues apo turizëm.
Është pikërisht kombinimi mes investimit në teknologji, profesionalizmit të punonjësve tanë dhe kapaciteti i lartë në përpunimin dixhital të informacionit, që krijoi edhe mundësinë që në nje kohë fare të shkurtër kompania të kalonte në operimin në distancë për të gjitha operacionet.
Së fundmi NOA ka filluar një bashkëpunim me EasyPay. Çfarë risish sjell kjo për klientët?
Sfidat e periudhës së pandemisë jo vetëm nuk na ndalën në zhvilllimin e zgjidhjeve inovative teknologjike për tu përshatur situatës, por na motivuan për të vënë në jetë edhe zgjidhje të reja. Ndryshimi i komunikimit me klientët tanë për shkak të ndalimit të qarkullimit të lirë, na shtyu që të vëmë në jetë një bashkëpunim të ri me një partner të rëndësishëm për rrugëtimin tonë sikurse është EasyPay. Në një kohë rekord zhvilluam sistemin informatik përkatës që i mundësoi çdo klienti të NOA të shlyente pagesat në kohë reale pranë agjensive EasyPay, pa pasur nevojë të paraqiten në degët tona. Dy sistemet qëndrore të procesimit të të dhënave EasyPay dhe NOA ndërveprojnë tanimë në kohë reale për të kryer pagesën, sikurse të realizohej pranë çdo dege të NOA-s. Me anë të këtij bashkëpunimi ne shkojmë dhe më afër klientëve tanë duke shtrirë prezencën me mbi 430 pika shërbimi të EasyPay, duke u kursyer kështu kohë të çmuar dhe komoditet në shërbim. Por, ky është vetëm fillimi pasi partneriteti dhe bashkëpunimi mes dy kompanive do të vazhdojë zgjerimin edhe në shërbime të tjera me vlerë për tregun.
Çfarë inovacionesh të tjera teknologjike priten të prezantohen në të ardhmen dhe çfarë avantazhesh kanë ato për klientët e mikrofinancës?
Në qoftë se do të rendisnim gjithë investimin tonë në drejtim të inovacioneve, fatmirësisht do të kishim shumë për të thënë. Ndaj, nisur nga mundësitë reale dhe duke konsideruar ato që konkretisht janë planifikuar nga Institucioni, do të përmendja disa nga projektet më të rëndësishme të cilat jemi duke i zhvilluar më tej. Portali “Llogaria Ime” është një prej këtyre projekteve në zhvillim , i dedikuar klientëve të institucionit, duke u siguruar në këtë mënyrë kryerjen e sa më shumë shërbimeve në distancë nëpërmjet përdorimit të faqes së internetit të NOA dhe specifikisht llogarisë së tyre individuale. Portali i shërbimeve për rrjetin e partnerëve të biznesit, tjetër projekt i cili ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit të NOA me çdo biznes që dëshiron të sigurojë rritjen e aktivitetit nëpërmjet shitjeve me këste, duke u investuar në ndërtimin e platformave teknologjike të bashkëpunimit sa më efikase për të dyja palët. Aplikimi i firmës dixhitale në procesin e kredidhënies, një tjetër zhvillim me shumë rëndësi në rritjen e nivelit të automatizimit dhe të proçesimit të kompanisë. Jo me më pak rëndësi janë edhe projektet e tjera në fokus të institucionit si : Virtualizimi dhe migrimi i të gjithë infrastrukturës së serverave, Implementimi i zgjidhjeve më të avancuara bazuar në tabletë, automatizimet e procesit të kredidhënies bazuar në Credit Scoring, Implementimi i Business Intelligence mbi të dhënat e data warehouse etj.
Këto projekte, janë ndërmarrë dhe po zhvillohen më tej për t’u siguruar bizneseve të vogla, fermerëve dhe çdo familjeje klient të NOA, një shërbim gjithmonë e më të shpejtë, më cilësor e më afër nevojave të tyre. Të mos harrojmë që NOA injekton çdo vit rreth 30 milion dollarë në ekonominë shqiptare që shkojnë në krijimin e vëndeve të reja të punës dhe në rritjen e standarteve prodhues apo të jetesës. Dhe këto janë fonde krejtësisht private të cilat nuk do të injektoheshin në ekonominë e vendit për ndryshe. Në këtë sens, çdo investim që ne bëjmë në teknologjitë e reja, është një investim që shkon për ekonominë e vendit, për produkte financiare sa më të aksesueshme për sipërmarrjen dhe bujqësinë shqiptare.