Covid-19 : Strategjia e institucionit financiar NOA në mbështetje të ekonomisë
Prej fillimit të pandemisë Covid-19, institucioni financiar NOA ka mbështetur mbi 2.000 sipërmarrës të vegjël, fermerë e familje, të ardhurat e të cilëve janë impaktuar nga kufizimet e aktivitetit ekonomik gjatë javëve të fundit. Një mbështetje që vjen në formën e shtyrjes së kalendarit të kësteve të kredisë, konform udhëzimit të Bankës së Shqipërisë, por dhe në formën e rifinancimit apo ofrimit të financimeve të reja me pagesa graduale deri në rikthimin e normalitetit për ato sipërmarrës apo familje të cilat kanë nevojë për likuditet në këtë periudhë sfiduese.
Shifra prej 2.000 kredimarrësish përmbledh një portofol financimi prej rreth 12 milion dollarësh. Një vlerë që dëshmon angazhimin maksimal të NOA në mbështetje të ekonomisë shqiptare, dhe prioritetin e vendosur ndaj çdo profili klienti duke ofruar gjithmonë një zgjidhjeje të përshtatur ndaj çdo situate.
Përtej zbatimit rigoroz të udhëzimit të Bankës së Shqipërisë dhe lehtesimin e barrës financiare për të gjithë individët dhe bizneset e prekur nga pandemia e Covid 19, si një institucion financiar lider në sektorin e mikrofinancës, NOA ka patur si qëllim dhe vazhdimësinë e ofrimit të financimeve të shpejta dhe me proçedura të lehtësuara për të mbështetur rikthimin sa më shpejt në normalitet të ekonomisë shqiptare.
Vlen të theksohet se rreth 85% e portofolit të financimit të NOA është i përbërë nga biznese apo fermerë të vegjël të cilët janë dhe më të prekurit nga kufizimet e aktivitetit ekonomik të javëve të fundit. Ndaj dhe i gjithë stafi i NOA, i shtrirë anembanë vendit, nuk ka ndërprerë në asnjë moment trajtimin e dhjetëra kërkesave për financim nga individë të cilët kanë nevojë për një financim shtesë në këtë periudhë të vështirë për mbarë ekonominë.
Me një fokus të veçantë financimin e sipërmarrjes së vogël, fermerit dhe të nevojave të familjes shqiptare, NOA injekton në ekonominë kombëtare rreth 30 milion dollarë në vit që shkojnë në investime, krijimin e vëndeve të reja të punës, në rritjen e kapaciteteve prodhuese, në financimin e ekonomisë rurale, dhe në rritjen e standarteve të jetesës për mijëra klientë shqiptarë. Këto fonde përfaqësojnë linja financimi private të siguruara në tregjet financiare ndërkombëtare, të cilat nuk do të injektoheshin ndryshe në ekonominë shqiptare pa ndërmjetësimin e institucioneve financiare si NOA.
Me një aktivitet të shtrirë prej 21 vitesh, institucioni financiar NOA është i liçencuar dhe i monitoruar në aktivitetin e saj nga Banka e Shqipërisë. Çertifikuar gjithashtu nga Bashkimi Europian si një institucion që zbaton praktikat më të mira Europiane të mikrofinancës, NOA është një ndër institucionet privat me kapital 100% të huaj që ndjek standartet më të larta në marrëdhëniet me klientët kredimarrës shqiptarë. Si e tillë, NOA angazhohet që do të mbetet një institucion prijës në financimin e rimëkëmbjes ekonomike të vendit duke vazhduar t’u përgjigjet me produkte financiare avantazhuese çdo nevoje të sipërmarrësit të vogël dhe të fermerit shqiptar.