23.04.2021

Institucioni mikrofinanciar NOA në mbështetje të përfshirjes së rinisë në aktivitete bujqësore

Përfshirja e të rinjve në aktivitetet bujqësore është tashmë një domosdoshmëri me rëndësi thelbësore për zhvillimin e barabartë dhe të qendrueshëm të zonave rurale. Kjo edhe me shumë e lidhur me faktin që Shqipëria, në krahasim me vendet e tjera europiane, vazhdon të ketë një moshë mesatare relativisht të re, ku rreth 25% e popullatës dominohet nga mosha 15-30 vjeç, duke përbërë grupimin më të madh të forcës aktive në shoqëri dhe forcës së aftë për punë.


Papunësia mbetet një ndër shqetësimet kryesore të të rinjve në Shqipëri. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2015 ngriti për herë të parë shqetësimin e saj në nivel Europian se, Shqipëria zinte vendin e parë në Europë për numrin e të rinjve të papunë, ku mbi 30% e të rinjve nuk kishin mundësi të bëheshin pjesë e tregut të punës.Aktivitetet bujqësore dhe ato rurale për shumë të rinj paraqesin vemendje të ulët, që rezulton nga mungesa e informimit mbi zhvillimet e tregut, mbështetjes me grante, paketave financiare të institucioneve mikro-financiare, apo edhe të infrastrukturës së kufizuar që shpesh herë bëhet shkak kryesor për rritjen e migrimit dhe emigrimit.     

Për të nxitur përfshirjen e të rinjve në agrobiznes, GIZ Albania financoi Shoqatën e Risurseve Gjenetike të Bimeve për zhvillimin e një numri seminaresh informuese dhe edukuese në sektorin e Agrobiznesit me objektivin “Ndërtimi i së ardhmes në shtëpi: Përfshirja aktive e të rinjve në bujqësi në zonat e Belshit, Lezhës dhe Tiranës”.

Këtyre seminareve të zhvilluara në bashkitë Belsh, Tiranë dhe Lezhë iu bashkua dhe Institucioni Financiar NOA, duke luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e të rinjve mbi mbështetjen financiare me produkte adekuate të iniciativave të tyre në sektorin e Agrobiznesit.

Stafi profesional AGRO pranë Institucionit NOA prezantoi përqasjen që ky institucion ofron ndaj biznesit bujqësor dhe në veçanti përfshirjes së të rinjve nëpërmjet paketave financiare të përshtatshme për aktivitete bujqësore dhe cikle prodhimi të ndryshme.

Tashmë një risi e NOA-s është bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës për përfshirjen në praktikat
mësimore apo modelin e kursantëve (intership) të të sapo-diplomuar në auditorët e këtij Universiteti.

Lektorët e projektit në këto seminare prezantuan mundësitë e përfshirjes të të rinjve në sektorin e Agrobiznesit, aktivitetet potenciale për rajonet përkatëse, zhvillimin dhe konkretizimin e një ideje për hapjen e një biznesi bujqësor, mundësitë me financim të pjesshëm nga grantet kombëtare dhe ato të IPARD-it të kombinuara me kreditim të drejtpërdrejtë nga sistemi i mikro-financës.

Nga këto seminare të zhvilluara do të selektohen një numër i caktuar biznesesh me iniciativë të të rinjve pjesmarrës të cilët do të hartojnë një Plan Biznesi që do të mbështetet me grant dhe kreditim nga Institucioni NOA.

Përgatiti : Departamenti Agrobiznesit

Të reja të tjera