Fushata "Kredimit i Zgjuar" në periudhën e pandemisë

#BWC2020

     

Fushata “Kreditimi i Zgjuar” është një fushatë e përvitshme këshillimi dhe informimi për cdo klient aktiv apo potencial për institucionin.  Realizohet për të shtatin vit radhazi, në nivel ndërkombëtar dhe këtë vit në të marrin pjesë  23 institucione nga 14 vende te ndryshme.

Fushta ka për qëllim informimin e klientëve aktuale dhe potencialë, duke komunikuar mesazhet e rëndësishme të edukimit dhe këshillimitë për të siguruar shëndetin e tyre financiar. Duke qënë të mirë informuar mbi përllogaritjet paraprake të përballimit të një kredie, klietnët nuk do të vënë në rrezik ekonominë e familjes së tyre apo ecurinë e biznesit.

Përgjatë 20 viteve në treg, NOA ka pasur gjithmonë në fokus të saj këshillimin e klienteve duke I orientuar ata për tí ndihmuar financiarisht për përmirësim të kushteve të jetësës, për zhvillimin e biznesit të tyre duke evituar situatat të cilat krijojne nje ngerc ekonomik per cdonjerin prej klienteve tanë.

Ajo që duhet të dijë cdo klient përpara se të aplikojnë apo të vendosë të marrë një kredi dhe që është sensitive për shëndetin e tij financiar është të sigurohet që ka informacion të qartë mbi pyetjet e mëposhtme:

 v  Cila është shuma që mund të përballoj për të marrë kredi?

v  Si mund ta kontrolloj në bazë të të ardhurave cfare shume mund të përballoj?

v  Sa është kësti që duhet të paguaj?

v  Në cfare monedhe duhet të marrë kredinë time?

v  A janë të përcaktuara detajet e kredisë time në kontratë?

v  Si mund të kontrolloj ecurinë e kredisë simë përgjatë kohës?

v  Kë duhet të kontaktoj nëse has probleme me kredinë time?


Për të gjithë këto pyetje të mësipërme, NOA është gjithmonë pranë jussh për tju ofruar këshillimin e duhur. Përgjtaë muajit Tetor, do të jemi me komunikime të shpeshta me ju për tju dhënë informacion të plotë, duke na ndjekur në takimet të cilar NOA do të ndërmarrë në takimet e drejtëpërdrejta por edhe në komunikimet online ne rrjetet tona sociale facebook / linkedin.

Për të kuptuar edhe më qartë se si realizohen përllogaritjet përpara se të merrni vendimin për të marrë një kredi, ju ftojmë të shikoni videon orientuese me poshtë :