#NOAkëshillon > Teknologjitë e reja në mbështetje të fermerëve

 

Në Shqipëri, bujqësia do të jetë një nga sektorët më të prekur, për shkak të varësisë të drejtpërdrejtë nga klima. Ndryshimet klimatike janë një kërcënim real për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë duke ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit të kulturave bujqësore. Si rezultat i ndryshimeve klimatike, në vendin tonë  pritet që temperaturat të rriten ne vite dhe reshjet të bëhen më të ndryshueshme e shpesh me dëme të rënda në bujqësi.

Fermerët do të duhet të ndërmarrin praktika adaptuese  siç është mbrojtja e kulturave, para së gjithash në pemëtari e vreshtari, përmes vendosjes së rrjetave mbrojtëse apo teknika për ruajtjen e tokës, sigurimin e ujitjes etj.

Kjo ishte një prej arsyeve që stafi i NOA-s, zhvilloi nje seminar me natyrë këshilluese me fermerët e Bashkisë Konispolit për të prezantuar teknologjinë e mbrojtjes së agrumeve nepërmjet instalimit të rrjetave antibreshër.

Përballja me situata të shpeshta të ndryshimeve klimaterike të cilat kanë rezultuar me pasoja të rënda në bujqësi ka sjellë domosdoshmëri të instalimit të rrjetave antibreshër – shprehet z.Ilir Pilku, drejtues i studios së konsulencës AFS, i ftuar në këtë takim të organizuar prej NOA-s. Kjo teknologji ka një efikasitet në përballimin e këtyre situatave dhe ndërkohë shoqërohet me një rritje të rendimenteve, cilësisë dhe uljen e kostove të shërbimeve agro-teknike. Të gjitha këto elemente u prezantuan në mënyrë të detajuar në këtë seminar.

Z.Fatmir Nikolli, Drejtues i Agros në NOA dhe Znj. Janulla Kekezi, Drejtor i Degës së NOA-s në Sarandë, shpjeguan në detaje mënyrën e financimit të investimit të teknologjisë së rrjetave antibreshër dhe kombinimin e këtij investimi me skemat e granteve të IPARD-it. Pjesë e këshillimit në këtë seminar ishte edhe prezantimi i procedurave të kredimarrjes, elementët kryesore që fermerët duhet të kenë parasysh përpara se të firmosin një kontratë kredie. Nëpërmjet këtij këshillimi profesional, Institicioni Mikro-Financiar NOA, tregoi edhe njëherë qartazi fokusin e tij në ndërtimin e bizneseve të suksesshme në Shqipëri, si pjesë e misionit të saj zhvillues.