28.04.2021

Ujitja me Pika

Rëndësia e ujitjes me pika

Ujitja me pika është forma më e përsosur, e cila aplikohet në të gjithë kulturat bujqësore si: i) në perimore (kushtet e fushës dhe të mjediseve te mbrojtura); ii) në frutikulturë; iii) në vreshtari; iv) në ullishtari; v) në kulturat e drithrave dhe ato industriale etj.

Avantazhet kryesore të Ujitjes me pika

Mundësohet një shpërndarje uniforme uji në të gjithë sipërfaqen, madje në mënyrë të kontrollueshme deri në atë thellësi toke aq sa është i shtrirë sistemi rrënjor i bimëve;

Eleminohet kontakti direkt i ujit me gjethet dhe bimën në përgjithësi, duke evituar jo vetëm rritjen e lagështirës së panevojshme të ajrit dhe eleminohen mundësitë e prekjes nga sëmundjet kërpudhore;

Ujitja me pika rrit me afërsisht 20% rendimentin dhe cilësinë e prodhimit, dhe zvogelon me 40% konsumin e ujit.

Elementesh përbërës të ujitjes me pika

Sistemi ujitës me pika përbëhet nga 6 grupe kryesore që janë: 1) Pompa; 2) Grupi i ushqimit; 3) Grupi i filtrave; 4) Rrjeti i tubacioneve ushqyese; 5) Valvulat e sigurimit; 6) Rrjeti i shpërndarjes së ujit.

  

Cfarë kosto ka një sistem i tillë dhe si financohet nga NOA?

Një sistem i ujitjes me pika (me sistem fertigimi) i pa automatizuar kushton rreth 500,000 lek/ha. Kjo vlerë financiare mbështetet nga Institucioni Mikro-Financiar NOA nëpërmjet një produkt të dedikuar, që konsiston në:  i) Proces shqyrtimi dhe disbursimi brenda ditës; ii) Pa nevojë kolaterali; iii) Për një periudhë shlyerje 1-3 vjecare me 1-2 këste në vit sipas të ardhurave të fermës bujqësore.

Këshillime të tjera