18.06.2021

Kultivimi i Bostanit

Kultivimi i shalqinit në Shqipëri

Bostani është një nga pikat më të forta të eksporteve të frutave dhe perimeve në Shqipëri me afërsisht rreth 60% të totalit në volum. Për shkak të kushteve të favorshme klimatike, Shqipëria mund të jetë një furnizues potencial i bostanit në tregun e BE-së, për arsye të pozicionit gjeografikisht mjaft konkurrues për të prodhuar bostan të hershëm, i cili shitet me një çmim më të lartë se në sezon. Bazuar në tregtinë dhe shifrat e prodhimit, Evropa konsumon afro 3 milion ton shalqi dhe pak më shumë se 2 milion lloje të tjera të pjeprit në vit.

Në fakt, Shqipëria e ka këtë favor, i cili duhet shfrytëzuar më shumë në të ardhmen nëpërmjet investimeve në përmisimin e teknologjisë së kultivimit.

Shalqini kultivohet në 3 mënyra:

Në kushtet e fushës së hapur; 

Në kushtet e tuneleve të ulëta plastike;

Në serra.

Kultivarë dhe hibridet më të përshtatshëm deri tani janë: Crisby F1; Top Gun F1; Obla F1; Madera F1; Paradise F1; Crimsan S, etj

Bostanoret kryesisht kultivohen në qarqet e Fierit, Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës. Në total Shqipëria kultivon bostanore në një sipërfaqe rreth 7,312 ha. Në shkallë qarku, sipërfaqet më të mëdha me bostanore (shalqi dhe pjeper) janë në qarkun e Fierit me 2,886 ha,  Tiranës me 1,092 ha, Shkodrës me 790 ha, Durrësi me 740 ha, Lezhës me 517 ha, Elbasanit me 438 ha etj.

Sa kushton kultivimi në një 1 ha sipërfaqe me shalqi?

Financimi nga NOA?

Bazuar në kontot kulturale të NOA-s, kosto e kultivimit të një sipërfaqe prej 1ha me shalqi arrin një vlerë rreth 922,500 lek/vit dhe fermeri mbështetet me kredi 1-3 vjecare, me një procesim brënda ditës dhe pa kolateral. Kësaj kredie mund ti shtohet edhe mekanika bujqësore e cila ka të njëjtat kushte kreditimi.

 

 

Këshillime të tjera