28.06.2021

Ditari Fermerit

Rëndësia e Shënimeve në Fermë

Duke pasur parasysh faktin se prodhimi bujqësor është aktivitet i mirefillte biznesi, për nje menaxhim të suksesshëm është e domosdoshme sigurimi i të dhënave të mira dhe cilësore për të gjitha aktivitet që zhvillohen në kuadër të fermës. Evidenca, përkatësisht mbajtja e kontabilitetit të fermës nënkupton mbajtjen e shënimeve të gjithë të dhënave prodhuese dhe financiare për aktivitetet që zhvillohen në fermë gjatë një viti prodhues. Ditari i fermerit paraqet nje tablo të qartë kontabilitetit në fermë, që lidhet drejtpërdrejtë me shpenzimet në fermë, përcaktimi i të ardhurave të përgjithshme dhe marzhit bruto të fermës, çfarë është kalkulimi analitik dhe përcaktimi i kostos së prodhimit, pra treguesit e suksesit ekonomik të fermës. Ditari i fermerit gjithashtu paraqet teknikisht sherbimet agro-teknike dhe realizon një planifikim më të mirë të aktivitetit bujqësor.

Aspekti ekonomiko-financiar i Ditarit të Fermerit

Buxheti në vetvete është një organizim i të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit i çdo aktiviteti në veçanti dhe fermës në tërësi i cili gjen pasqyrim në shënimet kontabël. Qëllimi i buxhetit është të ndihmojë fermerët për të identifikuar mundësitë, për të rritur të ardhurat e përgjithëshme, shitjet gjithashtu dhe për të përcaktuar nevojat për kredi. Një buxhet ne ferme te siguron:

Një pasqyrë për të parë fortësinë ekonomike të fermës dhe të metat në organizimin e saj, vecanërisht në shërbimet kulturale.

Të jep mundësinë të gjykosh mbi fitimin.

Të jep mundësinë të gjykosh per nevojat financiare dhe ato te lidhura me kredimarrjen.

Mundesine e menaxhimi i fermës, veçanërisht planifikimi i saj.

 

Aspektet e menaxhimit perfshire ne Ditarin e Fermerit

Menaxhimi ka të bëjë me kombinimin dhe funksionimin si duhet të faktorëve të prodhimit:

Tokës;

Fuqisë punëtore dhe agroteknikes;

Kapitalit financiar.

 

Këshillime të tjera