13.08.2021

Bletaria dhe prodhimi mjaltit

Mbarështimi i bletëve

Vendi ynë ekspozohet nga një pozicion gjeografik dhe kushte klimaterike shumë të favorshme për zhvillimin e bimësisë mjaltore, me një shtrirje kohore në të gjithë muajt e vitit, me një shumëllojshmëri bimësh mjaltore rreth 250 gjini, ndërsa në specie arrijnë në disa mijëra. Bletaria është e shtrirë në të gjithë vëndin dhe në numër është trefishuar këto 20 vitet e fundit si nga tradita e pasioni apo nga nevoja për mbijetesë.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se prodhimi i mjaltit në vitin 2019 arriti në 4,116 ton, ndërkohë që rendimenti vazhdon të jetë i ulët, 14 kg mjaltë/koshere në 2019, në krahasim me vende si Greqia (mbi 30 kg/koshere), apo Turqia (mbi 50 kg/koshere).

Konsumi është relativisht i ulët në rang vendi. Shqipëria konsumon rreth 0.8-0.9 kg mjaltë për frymë në vit. Ndërkohë që vendet e rajonit tonë konsumojnë 2-3 kg mjaltë për frymë në vit, pa folur për vendet e zhvilluara që konsumojnë edhe më shumë.

Kjo do të thotë se ka vend për të tre/katër-fishuar prodhimin e mjaltit vetëm për nevojat e vendit.

Kush janë përparësitë kryesore për investime në bletari?

Kosto e ulët investimi. Për të filluar, duhet të blini disa koshere (mund të përdorni edhe ato të përdorura) dhe disa koloni bletësh. Ju nuk keni nevojë për tokë ose parcelën tuaj - si mjet i fundit, mund ta merrni me qera afatshkurtër.

Gjeografia e gjerë. Bletaria mund të bëhet në pothuajse çdo rajon të Shqipërisë.

Përfitim i mirë. Në shumicën e rasteve, kostot tuaja shlyhen në një sezon dhe ju e keni pothuajse 70% fitimin në vitet e tjera.

Mundësia e kombinimit të bletarisë dhe punës kryesore. Ky biznes nuk do t'ju marrë shumë kohë (të paktën në fazat e para), dhe ju lehtë mund ta kombinoni atë me punën tuaj kryesore.

Kostot dhe të ardhurat nga mbarështimi i bletarisë dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA.

Kosto fillestare e investimit për 100 koshere bletë është 1,400,000 lekë. Shpenzimet vjetore arrijnë në 600,000 lekë/100 koshere dhe të ardhurat vjetore totale janë rreth 1,800,000 lekë. Ky investim, i cili për institucionin mikro-financiar NOA-n karakterizohet si ekologjik, trajtohet me produkt financiar të dedikuar dhe me një proces kreditimi brenda 1 (një) dite. Shlyerja e kredisë kryhet në momentin që fermeri arkëton të ardhurat e përfituara nga tregtimi i mjaltit dhe nënproduktet e tjera.

 

Këshillime të tjera