31.08.2021

Kultivimi i Bimëve Medicinale

Aktiviteti i Bimeve Aromatiko-Mjeksore

Bimët Mjekësore dhe Aromatike (MAP) janë një nga produktet më te rëndësishme të prodhimit vendas me drejtim eksporti. Aktualisht eksportet e bimëve aromatiko-mjeksore vlerësohen të jenë në vlerë rreth 40 milion dollarë amerikanë çdo vit. Ky sektor gjithashtu siguron të ardhura për mijëra familje rurale. Vlerësimet aktuale janë se mbi 100,000 familje janë të përfshira në këtë sektor.

Më shumë se 95% e totalit të MAP -ve që mblidhen dhe kultivohen në vend eksportohen, duke e vendosur Shqipërinë si një furnizues të rëndësishëm të lëndëve të para ose produkteve gjysëm të gatshme për shumë industri të BE dhe SHBA në sektorë të ndryshëm (industri ushqimore dhe pije, kujdes shëndetësor, kozmetikë dhe parfume, aditivë etj.); gati 3⁄4 e sherebelës në  SHBA importohet nga Shqipëria.

Përfitueshmëria e këtij aktiviteti bazuar në kontot kulturale të përgatitura nga NOA

Salvia officinalis (Sherebela)

Emërtimi popullor: Sherebelë, budunicë, delenicë, stërbelë, susbelë, cfagë etj.

Përshkrimi botanik: Bimë shumëvjeçare në formë shkurre, me lartësi 40-50 cm, shpesh edhe 1 m. Ka gjethe vezake deri heshtake, të rrudhosura, me push ngjyrë hiri, me erë të këndshme dhe shije të hidhur. Lule të mëdha, blu në vjollcë rrallë të bardha. Lulëzon në periudhën prill, maj deri në korrik, ndërsa farat piqen në gusht-shtator.

Përhapja gjeografike: Është e përhapur kudo nëpër shkëmbinjtë gëlqeror dhe faqet e maleve si në Alpe, Diber, Pukë, Malësi e Madhe, Korçë, Leskovik, Gjirokastër, Sarandë etj. Zë një sipërfaqe prej 500 km2.

Toka dhe klima: Sherebela është bimë me kërkesa të pakta për tokën. Ajo përshtatet në çdo lloj toke, sidomos ato malore, shkëmbore e gurishtore. Më mirë zhvillohet në toka gëlqerore, në vende të ngrohta e të mbrojtura nga erërat. Preferon klimën mesdhetare kodrinore dhe malore.

Vlera ekonomike: Në vitin e parë të kultivimit të sherebelës mund të merren 16 kv/ha, në vitin e dytë 18 kv/ha dhe në vitin e tretë 30 kv/ha. Shpenzimet në periudhë prodhimi janë rreth 900,000 lek/ha, dhe të ardhurat rreth 3,000,000 lekë.

Këshillime të tjera