18.10.2021

Financimi i Kultivimit të Karrotës

Shqipëria me kushtet e saj klimatike, pozitën gjeografike si dhe traditën në kultivimin e perimeve, karrotës, patatës etj, me një mundësi potenciale për kultivimin e mbi 60 specieve perimore. Aktualisht kultivohen mbi 30 të tilla dhe trendi për rritjen e numrit të specieve sa vjen e rritet. Një nga kulturat e rëndësishme që kultivohet në zonën e Myzeqesë është karrota, e cila bën pjesë në llojet më të rëndësishme të perimeve. Në Lushnje, Divjakë kultivohen rreth 137 ha me karrotë.

Agroteknika e kultivimit të karrotës

Temperatura. Karrota njihet si bimë me kërkesa mesatare ndaj temperaturës. Ajo fillon të mbijë në temperaturë 3 deri në 5⁰C. Pas mbirjes mund të përballojë temperaturat deri në -5⁰C. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim të organeve vegjetative është 18 deri në 22⁰C.

Ujitja : Ujitja me kohë dhe e racionuar është kusht shumë i rëndësishëm në prodhimin e karrotës. Fazat më kritike për lagështi janë: mbirja, fillimi i formimit të aparatit asimilues të bimëve.

Toka : Eshtë me shumë rëndësi që karrota të kultivohet në toka të shkrifta, dhe të përshtatshme sidomos sa i përket vetive fizike. Reaksioni i përshtatshëm i tokës për kultivimin e karrotës është në kufijtë 6 deri në 7 (vlera e pH).

Përgatitja e tokës për mbjellje : Varësisht nga koha e mbjelljes, fillon edhe përgatitja e tokës për mbjellje. Tek mbjellja pranverore, përgatitja e tokës fillon me punimin e thellë vjeshtor të tokës i cili bëhet në thellësi 25  deri në  30 cm. Me këtë punim tokë preferohet të jepet një sasi e plehrave të fosforit dhe kaliumit.

Afatet e mbjelljeve dhe mbjellja : Për të patur një mbirje sa më te mirë, duhet që fara të vendoset në thellësinë 2 - 3 cm. Afatet më të mira të mbjelljes janë 1 Gusht - 30 Gusht.  

Distancat e mbjelljes dhe mbjellja. Distancat më të rekomanduara për mbjellje janë 15 x 5cm, duke siguruar kështu një numër  bimësh rreth 120 - 150 bimë për m2. Mbjellja bëhet në rreshta me makina mbjellëse dhe me normë fare 7 - 8 kg/ha.

Financimi i këtij aktiviteti nga NOA

Muajt Shtator-Nëntor janë periudhat që fermerët që kultivojnë karrotën dhe kërkojnë mbështetje financiare për blerjen e inputeve bujqësore. Ky financim mbështetet nga NOA me linjë kredie me afat shlyerje 1-3 vjecare, pa kolateral, dhe analizohet dhe disbursohet brënda 24 orëve.

Këshillime të tjera