27.11.2021

Grantet e IPARD dhe Investimet në Panele Foto-Voltaike

Territori shqiptar ndahet në 3 zona klimatike sipas Kodit Energjetik të Ndërtesave, ku regjimi i rrezatimit diellor dhe orët me diell gjatë gjithë vitit janë paraqitur në Figurë: 

Energjia diellore dhe ajo e rinovueshme

Shqipëria, me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe, ka kushte klimatike shumë të favorshme për shfrytëzimin e energjisë diellore. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor, kohëzgjatja e këtij rrezatimi, temperatura dhe lagështia e ajrit etj. klima mesdhetare, me një dimër të butë dhe të lagët dhe verë të nxehtë dhe të thatë përcaktojnë një potencial energjetik më të madh se potenciali energjetik mesatar për shfrytëzimin e energjisë diellore. Në territorin e vendit tonë kemi një potencial energjetik diellor të konsiderueshëm, ku shumë zona të saj i ekspozohen një rrezatimi që shkon nga 1185 kWh/m2 në vit deri në 1700 kWh/m2  në vit. Vlen të përmendet që pjesa perendimore e Shqipërisë, veçanërisht jug perëndimi i saj ka një energji diellore të konsiderueshme, që arrin deri në 2200 kWh në vit.

Çfarë mbulon fondi i IPARD-it për investimet në Panele Foto-Voltaike?

Në Masen 7 të fondit të IPARD investimet në panele foto- voltaike në zonat rurale, bëjnë pjesë: qëndra grumbullimi për BMA-të, hoteleri dhe bujtina në zonat rurale, punime artizanale, përpunim mjalti etj.;

Shpenzimet e pranueshme në këtë skemë janë:

- Shuma minimale e shpenzimeve 10,000 EURO

- Shuma maksimale e shpenzimeve 400,000 EURO

Përqindja e grantit është 65% e investimit të lejuar.

Nevojat për financime dhe mbështetja e këtij aktiviteti nga NOA

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në prodhim energjie me panele foto-voltaike nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë dhe ofron gjithashtu zgjidhje teknike për të gjitha bizneset e interesuara.

Rast studimor

Vlera e Investimit: 70,00 EUR

Sipërfaqja e tarracës në objekt është 400 m2. Numri maksimal i mundshëm i paneleve që mund të vendosen në sipërfaqen kryesore është rreth 250 njësi të cilat do të garantojnë 75 kW.

Kërkesa totale mesatare vjetore e energjisë është 150,00 kWh/vit. Prodhimi i përgjithshëm vjetor i energjisë elektrike nga Sistemi PV që do të vendoset në çatitë e njësisë së përpunimit është 120,000 kWh/vit dhe mbulon rreth 70% të kërkesës totale vjetore për energji elektrike në këtë subjekt.

Këshillime të tjera