18.02.2022

Çertifikimet e produkteve bujqesore si pjesë e subvencioneve të bujqësisë për 2022

Në biznesin e ushqimit, kërcënimet e sigurisë mund të rezultojnë me humbjen e menjëhershme të  tregut. Incidentet e sigurisë ushqimore, reklamimet nga partnerët dhe konsumatorët mund të dëmtojnë rëndë një biznes prodhues.

Përmirësimi i standardeve do t’i ndihmojë prodhuesit dhe kompanitë e agrobiznesit që t’i përmbushin kërkesat e tregjeve rajonale dhe të eksportit, si dhe të sigurojnë një bazë për mobilizimin e investimeve që do ta ndihmojnë industrinë e agrobiznesit ta realizojë potencialin e saj të plotë.

Çfarë përmban paketa e subvencioneve për çertifikimin nga skemat e vitit 2022

1) Implementimit dhe çertifikimi Global Gap, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe kultura të tjera bujqësore të çertifikueshme, në masën 50% (pesëdhjetë) të vlerës totale të faturës tatimore;

a) Por jo më shumë se 175,000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha.

b) Por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

2) Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200,000 (dyqind mijë) për fermë të çertifikuar.

Një mundësi e mirë për të investuar në implementimin e standartave të sigurisë ushqimore është aplikimi në skemat kombëtare të bujqësisë për vitin 2022 dhe kreditimi i para-financimit me produktin ‘Agro-Certifikim” të miratuar nga Institucioni Mikro-Financiar NOA. Në mbështetje të Agrobiznesit institucioni mikro-financiar NOA ka krijuar ura bashkëpunimi me ekspertët më të mirë në implementimin e standarteve të sigurisë ushqimore dhe Trupat Ndërkombëtare të Certifikimit.

NOA gjthmonë pranë Agrobiznesit Shqiptar!

 

 

 

Këshillime të tjera