28.02.2022

Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural të Shqipërisë njofton hapjen e aplikimeve për skemat e subvencionimit të bujqësisë për vitin 2022. Aplikimet janë te hapura nëpërmjet portalit e-Albania për të gjithë personat (persona fizik dhe juridikë), SHBB dhe fermerë individual.

Nëpërmjet këtij artikulli NOA sjell në vëmendje të aplikuesve 2 (dy) nga skemat e subvencioneve ku mbështetja me financim paraprak sjell përfitime nga këto skema. Me poshtë po pasqyrojme këto 2(dy) skema dhe kriteret për të aplikuar.

1) Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360,000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10,000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500,000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.

Përfitues të mundshëm janë fermerë individual, SHBB, persona fizik ose juridik.

Kriteret specifike për masën:

- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv;

- Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, dhe/ose jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara;

- Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA;

- Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

2) Mbarështim i bletarisë me 1000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt.

Përfitues të mundshëm jane fermerë individual, SHBB, persona fizik ose juridik.

Kriteret specifike për masën:

- Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv.

- Aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje; 

- Zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB/drejtorinë rajonale  përkatëse;

- Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR.

Roli i institucionit mikro-financiar NOA në mbështetje të 2 skemave të subvencioneve të lartë-përmendura:

Kushdo fermer që nuk mundet të arrijë kriterin kryesor për të dy skemat e subvencionit, atë të numrit të krerëve (10 lopë) dhe koshereve (50 copë), mund të sigurojë një para-financim të shpejtë nga NOA për blerjen e lopëve apo koshereve shtesë për te plotësuar këtë kriter. Ky financim do t’ju japë mundësinë e vetme për të arritur një aplikim dhe subvencionim të sukseshëm.

NOA gjthmonë pranë Agrobiznesit Shqiptar!

 

 

Këshillime të tjera