03.03.2022

Skemat e subvencionit të bujqësisë 2022

Një nga skemat në formë granti nga buxheti i shtetit për vitin 2022 që Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë ka lancuar së fundmi është mbështetja me 50% grant për ndërtimin e serrave diellore.

Kush mund të aplikojë për këtë skemë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë aplikuesit.

Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milion lekë për ha.

Përfitues të mundshëm jane fermerë individual, SHBB, persona fizik ose juridik.

Kriteret specifike për masën:

- Personat fizikë/juridikë të jenë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikojnë;

- Toka të jetë në pronësi të aplikuesit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit;

- Të ketë plan biznesi të detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në Aneksin 6 dhe 6.1, të udhëzimit

   përkatës.

- Aplikanti të ketë planin e vendosjes dhe specifikimet teknike për ndërtimin e serrave, sipas Aneksit 7;

- Leje ndërtimi nëse serra është me themele të vazhduara dhe deklaratë paraprake për kryerje punimesh për serrat e

   tipeve të tjera;

- Aplikuesi duhet të ketë përmbushur detyrimet tatimore, lëshuar nga zyra e tatim- taksave për personat fizikë dhe 

   juridikë;

- Aplikuesi nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të

  paligjshme;

- Aplikuesit nuk duhet të jenë debitor ndaj AZHBR dhe/ose MBZHR;

- Aplikuesi nuk duhet të jetë debitor me status 1 deri 4 ndaj institucioneve financiare;

- Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës

 

Kordinimi i skemave të mbështetjes të bujqësisë për vitin 2022 në bashkëpunim me institucionit mikro-financiar NOA

Institucionit mikro-financiar NOA mbështet të gjithë aplikantët në skemën e grandeve për investimet në serra diellore nëpërmjet 3 (tre) instrumentave të rëndësishëm: 

- Financimin e drejtpërdrejtë të agrobiznesit;

- Mbështetje me teknologjinë e duhur dhe efikase;

- Këshillim të specializuar

Për investimet në këtë skemë grandesh (serra diellore) kontaktoni zyrat tona në të gjithë vendin.

NOA është gjthmonë pranë Agrobiznesit Shqiptar!

Këshillime të tjera