09.03.2022

Rëndësia ekonomike e kultivimit të grurit

Gruri përveç se në shumicën e vendeve të botës konsiderohet si kulturë strategjike, dhe si e tillë ka një rëndësi të madhe ekonomike, sidomos nëse kultivohet në sipërfaqe të mëdha. Nëse marrim parasysh dy elemente; a) elementin strategjik dhe b) elementin ekonomik, rezulton që është një aktivitet që duhet të përfshihet në politikat bujqësore të çdo vendi dhe të jetë pjesë e financimeve me subvencione.

Shqipëria kultivon 131,100 ha drithëra, nga ku 53,900 ha janë të mbjella me grurë. Qarku i Fierit kultivon sipërfaqen më të madhe me drithëra, rreth 31,382 ha (24%) nga ku 14,795 ha janë të kultivuar me grurë (27%). Korça zë vendin e dytë në kultivimin e grupit të drithërave me 20,471 ha (16%) nga ku me grurë janë të kultivuar rreth 11,744 ha ose 22%. Qarku i tretë i rëndësishëm është Elbasani ku kultivohen 19,270 ha (15%) drithëra nga ku gruri zë 8,528 ha ose 16%.

Prodhimi në vend i grurit është 233,400 ton, ndërkohë që importi është rreth 306,183,000 kg. Sipas Shoqates se Prodhuesve te Miellit vetem 8-10% kalon ne industrine perpunuese te miellit. Vlera e importit është 61,236,655 USD. Përveç grurit, Shqipëria importon rreth 22,642 ton miell me një vlerë rreth 9.3 milion USD.

Agroteknika e Kultivimit të Grurit

Në praktikë dallojmë dy lloje kultivarësh: a) Kultivarët dimëror i cili mbillet gjatë vjeshtës, ku afati optimal i mbjelljes është nga fillimi i tetorit deri tek mesi i nëntorit. Si të tillë këta kultivarë ju rezistojnë shumë mirë temperaturave të ulta, pastaj japin rendimente më të larta dhe po ashtu kanë një vegjetacion më të gjatë, b) Kultivarët pranveror të cilët mbillen në pranverë dhe janë më rezistente ndaj nxehtësisë dhe thatësisë si dhe karakterizohen me kualitet më të lartë sesa kultivarët dimëror.

Kryesisht gruri është kulturë e klimës kontinentale, temperaturat më të favorshme për mbirje të farës janë 14-20 gradë celcius, ku mbin për 5-7 ditë. Në temperaturë 7-8 gradë mbin për 17-20 ditë, ndërsa në temperatura më të ulëta mbin edhe më ngadalë. Ujitja luan një rol të rëndësishëm, ku gjatë vegjetacionit kërkohet ujitje e rregullt. Megjithatë, vlen të theksohet fakti se kultura e grurit është e ndjeshme në mungesë të lagështisë sidomos në fazën e kallëzimit dhe në kohën e formimit dhe mbushjes së kokrrës. Tokat më të përshtatshme për kultivimin e grurit janë tokat pjellore dhe të thella me reaksion të lehtë acidik si dhe me lagështi relative. Qarkullimi bimor po ashtu luan një rol të rëndësishëm në arritjen e rendimenteve të larta.

Afati optimal për mbjelljen e grurit në vendin tonë është 10-25 tetor. Për mbjellje rekomandohet që të përdoret fara e certifikuar. Mbjellja e farës kualitative dhe me certifikatë është garanci për prodhimtari të suksesshme, ndërsa rendimenti është deri në 20% më i madh në krahasim me mbjelljen e farës jo të certifikuar. Largësia e mbjelljes është 12,5 cm.

Thellësia e mbjelljes është 3-5 cm, varësisht nga përbërja e tokës dhe nga lagështia e tokës në momentin e mbjelljes. Gruri mbillet në bazë të numrit të kokrrave për m2, ndërsa norma e mbjelljes sillet prej 350-700 fara të mbira/m2.

Kërkesat, për të marrë rendimente të larta, e kanë kthyer grurin në një kulturë të ujitshme. Për shumicën e zonave bujqësore në vendin tonë, në të shumtën e rasteve shirat e muajve Prill-Maj nuk i plotësojnë nevojat e grurit për ujë. Për ujitjen e grurit momentet themelore agroteknike janë: përcaktimi i kohës së ujitjes, sasia e ujitjeve, përcaktimi i normës së ujit për çdo ujitje dhe teknikat e ujitjes. Për kushtet e vendit tonë, fazat më kritike të grurit për ujë janë ato të kallëzimit, pllenimit dhe formimit të kokrrës.

Kosto e Kultivimit të Grurit dhe Financimi i këtij Aktiviteti

Sipas kontove kulturale që institucioni Mikrofinanciar NOA ka përgatitur dhe përditësuar me ndryshimet të çmimeve të inputeve bujqësore na rezultojnë këto të dhëna financiare:

Sipas kontos kulturale të mësipërme, kosto e kultivimit të një sipërfaqe prej 1ha me grurë kushton 212,000 lek dhe fermeri mbështetet me kredi 1-3 vjeçare, me një proçesim brënda ditës dhe pa kolateral.

Këshillime të tjera