30.03.2022

Kultivimi Patates në Shqipëri

Kultivimi Patates

Tregu i përgjithshëm i patateve në Shqiperi në vitin 2021 vlerësohet të jetë rreth 300,000 ton. Kjo përfshin gjithë prodhimtarinë vendore si dhe importin e patateve si produkt i freskët. Tregu vendor vlerësohet se i mbulon rreth 80-85% të nevojave vendore për konsum të patates, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga importi.


Gjatë vitit 2020, Shqipëria ka importuar patate në një vlerë prej rreth 5,47 milion dollarë. Vlerësuar në aspektin kohor vërehet që gjatë 2 viteve të fundit, 2019-2020, sasia e importuar është rritur me rreth 70%, ndërkohë që sipërfaqja e kultivuar është ulur. Referuar Eurostat 2022, importin e patates e zë Kosova me 34%, Hollanda me 31%, Greqia me 15%, Egjypti dhe Gjermania me 8% dhe Franca me 4%.

Pse është domosdoshmëri zgjerimi i sipërfaqes së kultivuar me patate në Shqipëri?

Ne gjykimin e ekspertëve bujqësor të NOA-s, zgjerimi i sipërfaqes së kultivuar është një nevojë imediate për disa arsye:

- Ulet ndjeshëm balanca tregtare midis import-eksporteve të kësaj kulture, duke sjellë një rritje ekonomike të bujqësisë.

- Ndikon në startimin dhe furnizimin e industrisë përpunuese në vend (patatina dhe derivate të tjera).

- Në këtë periudhë krize botërore, patatja është një nga produktet kryesore të shportës.

- Shqipëria mund të bëhet faktor eksporti për këtë kulturë.

Si rezulton përfitueshmëria e kultivimit të kësaj kulture, nisur nga fakti i rritjes së çmimeve të inputeve dhe ku konsiston mbështetja financiare e NOA-s?

Nga analizat financiare të përditësuara nga NOA, pra të shqyrtuara me çmimet e rritura të inputeve bujqësore që fillojnë me blerjen e zhardhokun të patates të importuar për mbjellje, punime të mekanizuara dhe inputeve bujqësore, por edhe të çmimit aktual të tregut, rezulton kjo përfitueshmëri e biznesit bujqësor të kultivimit të patates:

Bazuar në këtë konto, kosto e inputeve (tabela më lart) së bashku me trajtimet (plehrim dhe spërkatje) arrin një vlerë rreth 1,220,000 lek/vit dhe fermeri mbështetet me kredi 1-3 vjeçare, me një proçesim brënda ditës dhe pa kolateral.

FERMERË!

Mos harroni që jemi në periudhën e mbjelljeve të patates dhe mos humbisni sezonin apo  kërkesën e tregut gjithashtu.

Këshillime të tjera