Si të eksportosh për herë të parë?
Nga viti në vit një numër në rritje kompanish dhe biznesesh kanë nisur të studjojnë dhe shfrytëzojnë mundësi të reja për tregti me jashtë, gjë që shtron para tyre sfida të reja në një ambjent mjaft konkurues. Dihet që partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë vendet e Rajonit të Ballkanit dhe Bashkimi Europian, veçanërisht pas marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe çeljes së negociatave. Por përpara se një biznes të nis të eksportojë, duhet të shtrojë disa pyetje si:
- Cilat janë mundësitë që një biznes të bëhet eksportues?
- Cilat janë përfitimet e eksportit?
Sipas ekspertëve, eksporti ofron shumë mundësi, duke përfshirë:
- Rritje të shitjeve duke aksesuar në më shumë konsumatorë dhe biznese.
- Reduktimin e risqeve të biznesit tuaj, prsh evitimi i varësisë vetëm ndaj një tregu.
- Aksesimi ndaj njohurive dhe përvojave të reja: tregu global është i pasur me ide të reja, qasje dhe teknika inovative prodhimi, marketingu apo distribucioni.
- Rritje e kapacitetit tuaj menaxherial: përvoja që fiton kompania në nivel ndërkombëtar ndihmon që të qëndroni konkurrent në tregun global, por edhe në Shqipëri.
Me pak fjalë, duke eksportuar, shitjet rriten më shpejt, krijoni më shumë vende pune dhe punonjësit fitojnë më shumë.
Ndaj me rëndësi të veçantë duhet të trajtoni hulumtimin e tregut. Ndodh shpesh që shumë biznese të reja përpara se të fillojnë, të futen në eksport e neglizhojnë këtë fakt duke ndikuar jo pozitivisht në ecurinë e mëvonshme.
Hulumtimi i tregut është i domosdoshëm për të ndihmuar sipërmarrësit që të zbulojnë nëse do të ketë kërkesa të mjaftueshme për produktet ose shërbimet që planifikojnë të ofrojnë, pas fillimit të biznesit /eksportit.
A jeni të gatshëm për eksport?
Çdokush që zotëron një biznes të vogël, dhe dëshiron të hedhë hapat e parë drejt sipërmarrjes, veçanërisht në eksport ka disa aspekte të cilat duhet të marrë parasysh për të siguruar sukses të kompanisë.
Një kompani e gatshme për eksport është ajo kompani që ka 1) kapacitet, 2) burime dhe 3) menaxhim të duhur për të dërguar produktin apo shërbimin në nivel global dhe me çmim konkurrues.
Vlerësimi i potencialit eksportues.
Analiza e njohjes së tregut tregon nëse ka treg për të ofruar shërbimet/produktet e një kompanie që synon të fillojë të eksportojë. Nëse nuk ka kërkesë për atë që po ofroni, nuk do të ishte me vend të vazhdoni më tutje. Eksportimi mund të sjellë mundësi dhe përfitime për biznesin tuaj, por ka edhe sfidat e veta. Suksesi vjen duke përfituar sa më shumë nga përfitimet duke menaxhuar rreziqet.
Hapi juaj i parë është që të mendoni për burimet dhe njohurinë që ndërmarrja juaj ka në dispozicion. Merrni parasysh listën më poshtë si një pikë fillimi:
Hapi 1. Kërkoni për një produkt ose shërbim të qartë me potencial real eksportimi.
Duke kryer kërkime, takime me ekspertë ose duke shfletuar literaturë online, etj do të shihni nëse produkti ose shërbimi juaj është ndër llojet e mallrave që kanë kërkesë ose përfitojnë nga heqja ose ulja e tarifave të importit në tregun e shënjestruar.
Hapi 2. Zgjidhni një marrëveshje tregtie për produktin ose shërbimin tuaj.
Disa tregje janë të mbuluara nga marrëveshje të shumta të tregtisë së lirë (MTL). Ju mund të keni nevojë të krahasoni më shumë se një marrëveshje për të përcaktuar se cili është më i mirë për produktin apo biznesin tuaj. Për më shume informacion për këtë pikë referohuni linkut të doganave: https://dogana.gov.al/c/171/198/207/marreveshjet
Hapi 3. Kontrolloni llojet e tarifave për produktin tuaj ose mënyrat e furnizimit për shërbimin tuaj.
Përdorni funksionin e kërkimit ose shfletimit për të kërkuar produktin tuaj ose kodin HS (nëse tashmë e dini atë) dhe vendin partner që po eksportoni. Shumë portale japin udhëzime mbi tarifën e tarifave të MTL-së që mund të aplikoni. Shih ne web-in e doganave për tarifat preferenciale dhe kuotat tarifore: https://dogana.gov.al/d/169/182/249/266/tarifat-preferenciale-dhe-kuotat-tarifore
Hapi 4. Mësoni rreth tregut të importit për produktin tuaj.
Është jetike të mësoni për konkurrencën tuaj në treg. Pamja e tregut të importit jep informacion të shkurtër në lidhje me produktin tuaj të kërkuar, siç janë vendet e tjera të burimit të importit, kërkesat apo madhësia e tregut të importit si dhe dinamikat e fundit.
Hapi 5. Jini të mirë-informuar në përshtatshmërinë e produktit tuaj.
Pasi të keni kontrolluar dhe gjetur produktin kaloni tek "rregullat e origjinës" dhe do të kaloni në një proçes hap pas hapi për t'ju ndihmuar të vlerësoni nëse produkti juaj ka të ngjarë të përmbushë rregullat e kërkesave të origjinës së MTL-së që po planifikoni për të eksportuar. Informohuni më shumë në web-in e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Rregullat e Origjinës: https://dogana.gov.al/d/182/249/0/225/origjina-preferenciale.
Hapi 6. Kontrolloni kërkesat e çertifikimit për produktin tuaj.
Ju mund të keni nevojë të merrni një dokumentacion me kërkesat për MTL për të treguar se mallrat që eksportoni plotësojnë rregullat e FTA-së për kërkesat e origjinës. Dokumentacioni mund të përdoret nga autoriteti doganor i vendit importues për të përcaktuar pranueshmërinë për trajtim tarifor preferencial. Vizitoni: www.dps.gov.al dhe https://noafin.al/kredi/14/agro-certifikim
Burimet e jashtme.
Të shijosh përfitimet konkurruese të një marrëveshje tregtie të lirë është vetëm një nga shumë elementë që duhet të merren parasysh kur bëhet biznes dhe sidomos në hyrjen në eksport. Nga kërkimet e thjeshta gjen lehtë disa burime dhe portale biznesi të Shqipërisë dhe të huaja që kanë informacion dhe njohuri për biznesin e vogël, përfshirë ato që konsiderojnë eksportimin.
Qëndra Kombëtare e Biznesit (https://qkb.gov.al/); ofron informacione këshilla, mjete, dhe udhëzime përmes një pike hyrje të besueshme për Qeverinë Shqiptare siç është edhe e-Albania. Për biznesin dhe eksportuesit, ekziston një informacion dhe shërbime online të ofruara në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që mbulon legjislacionin në fuqi, regjistrimet e biznesit, apo aplikimet për leje dhe liçenca, kërkesat doganore, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, etj.
- Portali qeveritar: https://e-albania.al/Register/Business/Foreign/Captcha.aspx
- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave – www.dogana.gov.al
- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – www.tatime.gov.al
- Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit – www.dps.gov.al
Informacion për standartet, identifikon standartet kombëtare, organet e akreditimit dhe liston organizatat kombëtare të testimit dhe organet e vlerësimit të konformitetit.