21.09.2022

Kur është momenti i duhur për të filluar eksportin?

Eksportimi është shitja e produkteve në vendet e huaja që janë me burim ose të prodhuara në vendin e origjinës. Një shembull i eksportit është bostani që dërgohet nga Shqipëria për t'u shitur në shumë vende të Ballkanit apo Europës.

Për kompanitë shqiptare eksporti është një mundësi biznesi, të cilën mund ta zgjerojnë e ta zhvillojnë më tej. Në mënyrë të veçantë, kjo është e rëndësishme për  bizneset e vogla dhe të mesme (NVM-të), të cilat shpesh herë edhe për shkak të mungesës së informacionit, nuk e kanë të lehtë të hyjnë në tregjet e huaja.

Eksportet ndihmojnë një komb të rritet dhe çdo vend inkurajon eksportet sepse ato rrisin të ardhurat, vendet e punës, rezervat në valutë të huaj dhe likuiditetin si komponent tregtar, ato marrin rëndësi në politikat diplomatike dhe ato të jashtme.

Si të eksportosh për herë të parë?

Si të fillosh të eksportosh:

- Krijimi i një kompanie.

- Hapja e një llogarie bankare në monedhë të huaj.

- Marrja e numrit të llogarisë së përhershme bankare (IBAN).

- Marrja e numrit të kodit të eksportuesit (IEC).

- Regjistrimi me çertifikatën e anëtarësimit në DHTI.

- Përzgjedhja e produktit.

- Përzgjedhja e tregjeve.

- Gjetja e blerësve.

Si dhe kur duhet një biznes të eksportoj?

Për çdo kompani përgatitja e planeve fillestare për të eksportuar në tregje të reja, kërkon që të kenë akses në këshilla dhe të ndihmohen teknikisht nga ekspertë ose partnerë biznesi me njohuri në eksport. Thënë kjo, dhe në mungesë të përvojës dhe të vështirësive që një biznes mund të hasë në hapat e para, duhet theksuar se këto janë lehtësisht të zgjidhshme duke marr informacionin e duhur dhe ndihmën profesionale, që nga fillimi i punës e deri në fazën e eksportimit të produkteve të tyre.

Eksportimi përfshin identifikimin dhe eksplorimin e mundësive të një kompanie për të shitur jashtë tregut vendas. Suksesi në tregjet e huaja paraqet një sërë sfidash për shkak të distancës fizike nga klienti, si dhe të gjitha pasigurive dhe mungesës së familjaritetit në një mjedis të huaj. Në faqen tonë të web (www.noafin.al) nëpërmjet rubrikës përkatësë të “këshillimit” mund t’ju ndihmojmë hap pas hapi në planifikimin dhe gjetjen e burimeve që ju duhen për të zgjeruar biznesin tuaj në tregun global.

Pse duhet të eksportoj?

Kjo është pyetja kryesore që një kompani duhet ti bejë vetes.

Që në fillim të aktivitetit zakonisht një kompani ka dy objektiva: të rris fitimet dhe të shfrytëzojë tërësisht kapacitetin prodhues.

Eksporti ofron shumë përfitime dhe mundësi, duke përfshirë:

-  Shitje drejt më shumë konsumatorëve dhe bizneseve.

-  Diversifikimi i mundësive të tregut në mënyrë që edhe nëse ekonomia vendase fillon të lëkundet, ju mund të keni akoma tregje të tjera në rritje për mallrat dhe shërbimet tuaja.

-  Realizohen perfitime pozitive financiare.

-  Tregu vendas mund të mos ketë mundësi të mjaftueshme për zhvillim.

-  Shitjet në një mjedis ndërkombëtar forcojnë anën inovative të kompanisë dhe krijojnë mundësi, që nuk mund të sigurohen kur ajo e kufizon veten në tregun vendas.

Kur duhet një kompani të fillojë të eksportojë?

Vendimi për të eksportuar ka ndikim shumë të madh në të ardhmen e një biznesi. Eshtë një vendim që duhet të merret me kujdes, sepse jo të gjitha kompanitë kanë burimet dhe mundësitë ose angazhimin për të arritur sukses në eksport. Ja disa pyetje që mund t’i bëni vetes:

- A jam në gjëndje të respektoj angazhimin ndaj blerësit të huaj?

- A jam në gjëndje t’i përgjigjem volumit, afateve të kërkuara?

- A kam dikë që mund të më ndihmojë me aspektet administrative?

- A kërkon produkti, shteti apo partneri i huaj një çertifikatë?

- A i njoh sfidat që kanë hasur në të shkuarën eksportues të tjerë si unë?

Kërkesat themelore:

Për të plotësuar kërkesat kryesore, me qëllim suksesin në një projekt eksporti çdo kompani duhet të ketë:

- Një produkt të eksportueshëm.

- Një avantazh konkurues.

- Mundësitë financiare për ta nxjerrë atë në tregun e zgjedhur.

- Një angazhim për ta bërë projektin e eksportit të funksionojë.

- Mundësi menaxhuese.

 

 

Këshillime të tjera