27.09.2022

Termat e Tregtisë Ndërkombëtare – Inkotermat

Rregullat (Incoterms) ose Termat e Tregtisë Ndërkombëtare (International Commercial Terms) janë një pjesë thelbësore e gjuhës së përditshme të atyre që merren me eskport apo tregti me jashtë, dhe janë de facto gjuha e transportit ndërkombëtar. Ato përdoren gjerësisht në hartimin e kontratave dhe përcaktojnë detyrat, kostot dhe rreziqet e lidhura me transportin dhe shpërndarjen e mallrave. Si rregull ato përkufizohen dhe publikohen nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë - International Chamber of Commerce (ICC).

Incotermat e ditëve të sotme datojnë me krijimin e termit të parë FOB (Free On Board) (franko anije) në vitin 1812, kurse në vitin 1895 u krijua termi CIF (Cost Insurance and Freight) (shpenzimet e transportit sigurimit të mbuluara nga shitësi).  

Çfarë janë INCOTERM-at?

INCOTERM ose International Commercial Terms (Termat e Tregtisë Ndërkombëtare), ndryshe të njohura si termat e lëvrimit të mallrave në transaksionet ndërkombëtare që përfshijnë transportimin e mallrave të tregtueshme. Ato përdoren për të përcaktuar se kush (blerësi apo shitësi) do të mbulojë shpenzimet e transportit si edhe për të përcaktuar qartë momentin në të cilin pronësia e mallrave kalon nga shitësi tek blerësi. Ato përcaktojnë gjithashtu edhe llojet e dokumenteve që duhet të shoqërojnë mallin, llojin e siguracionit dhe mënyrën e pagesës.

Disa nga Incotermat e zakonshme mund të keni dëgjuar ku përmenden përfshirjen e kushteve të dorëzimit të mallrave FOB dhe CIF.

Eshtë shumë e rëndësishme që eksportuesit të kuptojnë hollësitë e çdo Inkotermi që ata mund të përdorin dhe përgjegjësinë për secilën prej tyre. Një gabim i zakonshem, është mos përfshirja  e vendit  sipas Inkotermave, mund të çojë në konfuzion, prsh nëse do të bëni eksport nga Shqipëria me anije  duke përdorur FOB dhe  transport me anije nga Durrësi, atëherë mënyra më e saktë për të vepruar është me kushtin - FOB  Durrës. 

Origjina e INCOTERM-ave vjen nga transporti detar i mallrave

Duke qënë se ato mund të marrin kuptime të ndryshme në vende të ndryshme, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë i ka unifikuar në mënyrë që interpretimi i tyre të jetë i njëjtë nga partnerët tregtarë mes vendeve të ndryshme.

Në përgjithësi ato mbeten gjuha me anë të së cilës dy partnerë në vende të ndryshme mund të kuptohen për termat e lëvrimit, pagesës dhe sigurimit të mallit, dhe janë pjesë integrale e kontratës mes dy partnerëve (INCOTERM-at mund të gjenden në shumë gjuhë në faqen e ICC  http://www.iccwbo.org/).

Në vijim le të shohim se cilat janë INCOTERM-at  2020 në gjuhën e biznesit ndërkombëtar.

Nisur nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), grupi i ri i rregullave hyri në fuqi më 1 janar 2020. Që nga kjo datë, të gjitha kontratat e shitjes duhet t'i referohen rregullave Incoterms® 2020 si versioni më i fundit i rregullave Incoterms®. Për më shumë: https://iccwbo.org/resources-for-business/incoterms-rules/incoterms-2020/

Për çdo lloj transporti:

• EXW – Fabrika Franko  (Ex Works)…emri i vendit ( prsh: Ex Works fabrika në Tiranë): Shitësi/eksportuesi e vë në dispozicion mallin në fabrikën e tij (ose magazinë). Blerësi merr të gjithë riskun dhe kostot për transportimin e mallit nga fabrika e shitësit deri në destinacionin final.

• FCA – Transporti Falas (Free Carrier): Shitësi/eksportuesi është përgjegjës vetëm për dorëzimin në vendin e caktuar dhe për ngarkimin. Rreziku dhe kostoja i transferohen blerësit sapo të dorëzohen në vendin e caktuar.

• CPT - Bartje dhe sigurim të paguar (Carriage Paid To) - Shitësi rregullon transportin dhe kostot deri në destinacionin e caktuar. Rreziku i transferohet blerësit sapo të dorëzohet në transportuesin e parë.

• CIP - Transporti dhe sigurimi i paguar (Carriage and Insurance Paid To) - Shitësi rregullon transportin, kostot dhe sigurimin në emër të blerësit deri në vendin e caktuar në destinacion. Rreziku i transferohet blerësit sapo të dorëzohet në transportuesin e parë. Shitësi duhet të marrë mbulim të gjerë sigurimi në përputhje me klauzolat e ngarkesave të sigurimit (A) ose një klauzolë të ngjashme në emrin e blerësit.

• DAP - Dorëzimi në vend (Delivered at Place) - Shitësi dorëzon mallrat në vendin e rënë dakord në destinacion. Shitësi merr përsipër të gjitha kostot dhe rreziqet derisa mallrat të jenë gati për shkarkim në vendin e caktuar të destinacionit.

• DPU - Dorëzohet në vendin e shkarkimit (Delivered at Place Unloaded) - Shitësi merr përsipër të gjitha kostot dhe rreziqet derisa mallrat të shkarkohen në vendin e caktuar të destinacionit të caktuar. Blerësi është përgjegjës për formalitetet doganore të importit.

• DDP - e dorëzuar dhe dogana e paguar (Delivered Duty Paid ) - Shitësi i dorëzon mallrat në destinacionin e vendit të rënë dakord. Shitësi merr përsipër të gjitha kostot duke përfshirë formalitetet e importit dhe rreziqet derisa mallrat të jenë gati për shkarkim në vendin e caktuar të destinacionit.

Transporti detar dhe i brëndshëm ujor

• FAS – Franko deri te skaji i anijes (Free Alongside Ship) - emri i portit ku ngarkohet (prsh: FAS Durrës): Shitësi/eksportuesi është përgjegjës për dërgimin e mallrave në port pranë anijes. Kosto dhe risku i kalojnë blerësit menjëherë pasi shitësi e kalon mallin në vendin e portit poshtë anijes për zhdoganim.

• FOB - Falas në bord (Free on board) - Shitësi/eksportuesi është përgjegjës për mallrat e ngarkuara në anije. Rreziku dhe kostoja transferohen sapo mallrat të jenë ngarkuar në bordin e anijes.

• CFR – Kosto dhe pagesa e transportit (Cost and Freight) - porti i destinacionit (prsh: CFR Bari): Shitësi/Eksportuesi mbulon detyrimet e transportit deri në portin e destinacionit por risku i kalon blerësit që në momentin e ngarkimit të mallit në bordin e anijes.

• CIF – Kostoja, sigurimi dhe pagesa e transportit (Cost, Insurance and Freight) porti i destinacionit (prsh: CIF Bari) - Shitës/Eksportuesi mbulon kostot e sigurimit dhe të transportit në vendin e caktuar të destinacionit. Rreziku transferohet sapo mallrat të jenë ngarkuar në bordin e anijes

Një diagram që ilustron gjuhën e tregtisë nderkombetare: Incoterms 2000

Këshillime të tjera