17.11.2022

Çfarë janë marrëveshjet e tregtisë së lirë

Cilat janë MTL në Rajon dhe në BE?

Një marrëveshje e tregtisë së lirë është një pakt midis dy vendeve në të cilat ata janë dakord të heqin shumicën ose të gjitha tarifat, dhe taksat, si dhe barrierat e tjera të tregtisë ndërmjet tyre.

Ato shërbejnë për një plotësim më të mirë të nevojave të tregut, por dhe në rritjen e konkurencës ekonomike, nxitje të përmirësimeve teknologjike të prodhimit vendas si dhe rritje të eksportit.

Siç kemi theksuar në shkrimet e mëparshme reduktimi apo mos pagimi i këtyre taksave apo tarifave doganore i bën produktet shqiptare më konkurruese dhe rrit fitimin tuaj.

Shqipëria deri tani ka nënshkruar 6 marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) dhe në saj të tyre ka arritur të zgjerojë konsiderueshëm tregun e saj të eksporteve.

Për më shumë: https://dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire 

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Komunitetit Europian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkuar në vitin 2006, dhe hyri në fuqi në 1 prill 2009, është mbase marrëveshja më e rëndësishme.

Sipas kësaj marrëveshje, produktet industriale me origjinë shqiptare drejt vendeve të BE-së përfitojnë tarifa doganore preferenciale 0%. Ndërsa produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprocikisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Në këtë kuadër, Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.

Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, produktet që mund të eksportohen pa doganë ndër të tjera janë: patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, nektarina, pjeshka, luleshtrydhe, arra, pjepri dhe fruta të ndryshme agrumesh

Kliko për më shumë: Preferencat tregtare drejt tregut të BE-së në kuadrin e marrëveshjes së stabilizim asocimit: https://dogana.gov.al/dokument/668/marreveshja-ndermjet-be-dhe-shqiperise 

Këshillime të tjera