01.12.2022

Çfarë janë marrëveshjet CEFTA; EFTA; etj.

1. Marrëveshja me vendet anëtare të CEFTA 2006;

Vendet anëtare të "CEFTA"-s nga viti 2007, ku marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë nisi funksionimin, janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Serbia dhe Mali i Zi.  

Përfitimet kryesore: Kjo marrëveshje sot mundëson përfitimin e Tarifave Doganore Preferenciale 0% për të gjitha produktet e Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.

Produktet më të eksportuara janë: materialet e ndërtimit, perimet e frutat, produktet fason, etj. Produktet më të importuara janë energji elektrike, drithërat dhe miell, materialet e drurit dhe plastikës, etj.

Volumi i shkëmbimeve tregtare me vendet CEFTA përbën sot rreth 12% të tregtisë totale të Shqipërisë nga vetëm rreth 2.6 % për qind që ishte përpara fillimit të procesit të liberalizimit të tregtisë në rajon dhe zbatimit të kësaj marrëveshje.

2. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s.

Marrëveshja e tregtisë së lirë nëpërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të EFTA përqëndrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave, dhe shtetet anëtare të EFTA-s janë Islanda, Zvicra, Norvegjia dhe Lihtenshtajni. Marrëveshja është nënshkruar në dhjetor 2009 dhe ka hyrë në fuqi gjatë viteve 2010 –2011.

Përfitimet kryesore - Eksportuesit e interesuar, mund të përfitojnë nga marrëveshja EFTA mes Shqipërisë pasi kanë mundësinë e eksportit të një numri të produkteve shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Tarifat doganore mbi produktet industriale, peshqit dhe produktet e tjera detare, nga hyrja në fuqi të marrëveshjes janë hequr. Marrëveshja e tregtise së lirë me EFTA gjithashtu parashikon konçesione tarifore për produktet bujqësore të përpunuara.

Për më shumë informacion klikoni linkun: https://dogana.gov.al/dokument/667/marreveshja-efta   

Për më tepër informacion mbi konçesionet e lejuara shikoni ne linkun me poshtë: http://www.efta.int/free-trade/free-trade-agreements/albania 

3. Marrëveshja e tregtisë së lirë me Turqinë.

E nënshkruar në 2006, marrëveshja e tregtisë së lirë me Turqinë ka hyrë në fuqi në maj 2008 (https://dogana.gov.al/dokument/669/mtl-me-turqine) dhe ka mundësuar liberalizimin e të gjitha produkteve industriale me origjinë shqiptare dhe turke.

Përfitimet kryesore: Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprocikisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore sipas listave të produkteve të përcaktuara në Aneksin I, i cili përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Turqi dhe Aneksi II përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Shqipëri.

4. Marrëveshja e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe; Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.  

Marrëveshja e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe; Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, parashikon të njëjtat kushte preferenciale në tregtinë ndërmjet palëve, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri si dhe siguron një platformë për liberalizim të mëtejshëm të tregtisë ndërmjet palëve. (Ligji Nr: 31 datë 08 Mars 2021, publikuar në  Fletoren Zyrtare nr. 43 datë 18.03.2021; hyn në fuqi më 3 maj 2021).

Produktet agrare origjinuese në vendet palë të marrëveshjes MPTB me kuota tarifore vjetore, përfitojnë tarifë preferenciale 0% brënda sasisë përkatëse të kuotës bazuar në MSA por të riformatuar në masën 13.62%.

Kjo marrëveshje parashikon që produktet agrare të kapitulli 7: “Zarzavatet e ngrënshme, rrënjët dhe tuberat përkatës” dhe ato të kapitulli 8: “Frutat  dhe arrat e ngrënshme; lëkurat e agrumeve apo të pjeprave” origjinuese në Shqipëri, gjatë importit në Mbretërinë e Bashkuar përjashtohen nga tarifat doganore dhe nga tarifat specifike që kanë afekt të ngjashëm.

Për më tepër: https://dogana.gov.al/d/182/249/0/263/marreveshjet-e-tregtise-se-lire 

5. Marrëveshja ekonomike midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja ekonomike e vitit 1992 u fokusua në trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin e kombit më të favorizuar dhe jodiskriminimin, me synim  në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me interes të dyanshëm, rritjen e mirëqenies, hapjen e tregjeve, etj.  

Sistemi i Përgjithshëm i Preferencave (SPP),  është një program i tregtisë i SHBA, i projektuar për të nxitur rritjen ekonomike, duke siguruar hyrjen preferenciale pa doganë të deri në 3500 produkteve  nga 128 vendet dhe territoret e caktuara.

Shqipëria përfiton nga Sistemi i Pergjithëshëm i Preferencave (General System of Preferences: GSP)  i SHBA-së. Sistemi jep mundësinë e eksportit në SHBA të një numri të madh produktesh pa tarifa doganore. Pra mund të eksportoni  nga Shqipëria një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në SHBA.

Për më shumë informacion për preferencat tregtare drejt SHBA-ve në kuadrin e GSP, linku:

https://ustr.gov/issue-areas/trade-development/preference-programs/generalized-system-preference-gsp 

Këshillime të tjera