22.12.2022

Programi IPARD-3 dhe investimet në fermat bujqësore dhe blegtorale

IPARD-3 është programi i BE-së për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare. Programi IPARD-3 për Shqipërinë (2021-2027) u miratua nga Komisioni Europian pas suksesit të përthithjes së fondeve të IPARD-II nga ana e Shqipërisë.

Fondi i akorduar nga BE-ja për programin IPARD-III është 112 milion euro ndërkohë që kontributi i Qeverisë Shqiptare është 34 milionë euro. Në total janë 146 milionë euro për 9 masa financimi.

Çfarë përfaqëson masa e investimit për fermat bujqësore dhe blegtorale?

Kjo masë lidhet me prodhimin e produkteve primare bujqësore nga sektorët e përzgjedhur: qumështi, mishi, fruta-perimet, rrushi, ulliri, drithëra, bimë mjekësore dhe aromatike.

Sipas kësaj mase, investime fizike duhet të kryhen në mënyrë që fermat bujqesore dhe blegtorale të përafrohen me standardet e BE-së (mjedisi, mirëqenia e kafshëve), të përmirësojnë ekonominë dhe performancën mjedisore të ekonomive bujqësore, të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e bujqësisë.

Sektori i qumështit dhe i mishit:

Prodhimi i qumështit dhe mishit është një nga sektorët më të rëndësishëm bujqësor në Shqipëri. Fermat duhet të mbështeten për të përmirësuar konkurrencën dhe standardet për qumështin e papërpunuar higjienën dhe cilësinë, blegtorinë me drejtim mishi, rritjen e derrit dhe shpendarinë, mirëqënien e kafshëve dhe trajtimin e mbetjeve.

Sektori i qumështit ka nevojë për investime të konsiderueshme për të modernizuar teknologjitë e mbarështimit të blegtorisë duke përmirësuar cilësinë duke u përputhur me standardet e BE-së.

Për të rritur konkurrencën dhe performancën mjedisore të sektorit të përpunimit të mishit ka nevojë të inkurajohen investimet në përputhje me standardet e BE-së dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe përpunimin e nënprodukteve. Thertoret kanë nevojë për përmirësim dhe përmbushje të standarteve të sigurisë ushqimore dhe të mirëqënies së kafshëve. Kjo masë do të mbështesë fermat potencialisht ekonomikisht të qëndrueshme në sektorin e mishit. Prodhimit të mishit të imtave praktikohet gjerësisht, duke përfituar nga potenciali i kullotave malore dhe i cilësisë së lartë të mishit, duke përdorur racat vendase të rritura në kushtet natyrore malore.

Ekziston nevoja për ngritjen e standarteve të blegtorisë, derrit dhe shpendëve në mënyrë që të përmirësohen kushtet e mirëqenies së kafshëve (strehim, pajisje në stalla, etj.), kultivimin e bazës ushqimore dhe magazinimin e saj si dhe ruajtjen e plehut organik.

Mishi i shpendëve kryesisht përbëhet nga mishi i pulave, apo ruajtja e traditës në mbarështimin e gjelit të detit në shkallë të vogël.

Kërkesa për mish derri është në rritje, kështu që edhe importi i kafshëve të gjalla për mbarështimin afatshkurtër (d.m.th. sjellja e kafshëve në peshën e therjes) po rritet (+80% në dekadë).

Investimet kryesore të lejuara në këtë masë:

- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe ambienteve duke përfshirë instalimet e stallave të parafabrikuara të kafshëve, magazinimit, apo kapanoneve të mjeteve bujqësore.

- Objektet për magazinimin, administrimin e ushqimit, depo dhe makineritë, pajisjet, linja për mjelje, instalimi i sistemeve të ventilimeve dhe për ngrohje;

- Pajisje, makineri dhe pajisje për mjelje, ftohje, ruajtje, asgjësim të sigurt i karkasave, administrim të ushqimit, trajtimi i plehut organik, etj.

Sektori i frutave, perimeve, ullinjve, BMA-ve dhe vreshtave:

Rritja e konkurrencës së sektorit të fruta-perimeve kërkon mbështetje për uljen e kostove të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë përmes rritjes së shkallës së prodhimit, investimeve në teknologji të reja, përmirësimin e strukturës së kultivimit të kulturave bujqësore dhe mekanizimin e proceseve agro-teknike dhe infrastrukturës pas vjeljes. Sektori i serave dominohet nga serat pa ngrohje (solare), shumica e të cilave janë sera të thjeshta plastike.

Shqipëria ka kushte shumë të mira tokësore dhe klimatike për zhvillimin e vreshtarisë si një burim i përhapur dhe i rëndësishëm të ardhurash dhe vetëpunësimi për shumë familje fermerësh.

Kultivimi i ullirit paraqet nje rritje te madhe në Shqipëri. Prodhimi kombetar i ullishteve ka ardhur duke u rritur më shpejt se tendencat e prodhimit botëror. Nga analizimi i këtij nën-sektori dallohet potenciali i ullirit të tavolinës dhe atyre për prodhimin e vajit të ullirit. Aktualisht, në nën-sektorin e kultivimin e ullirit janë të përfshirë më shumë se 100,000 fermerë.

Sipërfaqja e tokës së rritur me Bime Medicinale Aromatike është i shtrirë në të gjithë vendin dhe në vecanti në rajonin e Malësisë së Madhe. Megjithatë, konsoliduesit dhe përpunuesit, veçanërisht ata të fokusuar në prodhimin organik, kanë investuar në plantacione të mëdha të BMA-ve (mbi 10 ha/per fermë).

Prioritet i jepet edhe investimeve në prodhimin e energjisë së rinovueshme për vetë

konsum dhe trajtimi i mbetjeve.

Investimet kryesore të lejuara në këtë masë:

- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i serave/tuneleve, duke përfshirë instalimet që përfshijnë gjithashtu teknologjitë e energjisë së rinovueshme për sistemet e ngrohjes ose ujitjes;

- Investimet në vjelje dhe pajisje të specializuara pas vjeljes dhe objektet në fermë (të tilla si objektet e magazinimit të përkohshëm, ftohja paraprake, pajisjet dhe mjetet, pastrimi, klasifikimi, linjat e paketimit, njësitë ftohëse dhe magazinina, dhe depo patate jo të kushtëzuara) apo pajisje për tharrje të BMA-ve;

- Përmirësimi i ujitjes me pika në fermë, hapja e puseve, apo depo për ujitje;

- Mbjellja e varieteteve autoktone të ullirit;

- Investimet në krijimin e pemishteve dhe vreshtave të reja apo ristrukturimin (rehabilitimin) e ekzistuesve, duke përfshirë koston e materialit të çertifikuar të shumimit; mbjellja, krasitja, instalimi i rrjetave antibreshër, rrethime dhe shërbime, punime agroteknike paraprake me përjashtim të plehërimit të tokës;

- Prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë për konsum në fermë për ngrohje, ftohje, ventilim, vaditje ose pompa uji (të tilla si panele solare ose teknologji të tjera përveç objekteve të bio-gazit);

- Blerja e makinerive dhe pajisjeve të specializuara hortikulturore (si p.sh traktorë dhe kultivues të specializuar, spërkatës, rimorkio apo të tjera pajisje të specializuara);

- Objektet dhe teknologjitë për prodhimin e energjisë së rinovueshme për përdorim në fermë;

- Rrjeti i brëndshëm rrugor dhe vendet e parkimit brënda një ferme;

- Ndërtesa administrative me objekte shoqëruese.

Sa do te jetë madhësia e grandit në IPARD-3 për investimet në ferma?

Kostoja minimale totale e pranueshme e investimit për projekt është 10,000 euro dhe maksimumi është 500,000 euro. Një aplikanti mund t'i jepen më shumë se një projekt, por kostoja totale e pranueshme e investimeve për përfitues sipas kësaj mase nuk mund të kalojë 1,500,000 euro për të gjithë periudhën programore.

Për investimet joproduktive kostot minimale totale të pranueshme të investimit për projektin (planin e biznesit) është 1,000 euro dhe maksimumi është 5,000 euro. Kostot e projektit inxhinjerik nuk duhet të kalojë vlerën 10,000 euro.

Madhësia e grantit në këtë masë mund të arrijë deri në 60% të totalit të pranueshëm, por mund të rritet deri në:

- 65% për investime në zonat malore,

- 70% për investime në asete fizike të ekonomive bujqësore të bëra nga të rinjtë fermerët dhe/ose fermat organike të çertifikuara.

Mund të jepet 10% shtesë për:

- Investimet lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe energjinë e rinovueshme me kusht që mbështetja kumulative e kombinuar të mos kalojë 75%.

Kush janë disa kritere të rëndësishme në lidhje me ekzistencën e biznesit bujqësor?

Sektori i qumështit:

- të paktën 10 lopë të regjistruara në regjistrin e kafshëve (RUDA);

- të paktën 100 dele dhe/ose dhi të regjistruara në regjistrin e kafshëve.

Sektori i mishit:

- 10 gjedhe të regjistruara në regjistrin e kafshëve (RUDA);

- 100 dele dhe/ose dhi të regjistruara në regjistrin e kafshëve (RUDA);

- 1000 krerë shpendë (pula pulash dhe pula vezore);

- 10 dosa mbarështuese.

Sektori i frutave dhe perimeve në fushë të hapur:

- minimalisht 0,5 ha tokë e kultivuar me perime ose minimum 0,5 ha tokë kultivuar me fruta në një ose disa blloqe.

Për kulturat e mbrojtura (sera apo tunele):

- Minimumi 0.5 ha sipërfaqe të mbrojtur në formë serash/ose tunele

Vreshtat:

- Minimumi 0.5 ha vreshta.

Ullishtet:

- Minimumi 0.3 ha për individ ose 1 ha për grupin e fermerëve të ullirit.

Bimë medicinale:

- Minimumi 0.3 ha BMA.

Roli i institucionit mikro-financiar NOA në mbështetje të fermerëve aplikues në grantet IPARD-3.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në agrobiznes nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni mikro-financiar NOA ka përgatitur një paketë të posacme për keto investime deri në shumën 20 milion lekë. Kjo mbështetje konsiston në 2 drejtime kryesore:

- Këshillim profesional (falas) për të gjithë ato fermerë që synojnë të investojnë nëpërmjet granteve IPARD. Një ekip i specializuar i atashuar pranë departamentit të Agrobiznesit në NOA ofron shërbime këshillimi për të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore.

- Financim të menjëhershëm me produkt financiar specifik për të gjithë fituesit e kontratave të grantit IPARD, dhe jo vetëm.

Këshillime të tjera