23.12.2022

Cilat janë marrëveshjet me SHBA dhe përfitimet

1.Si të eksportosh në SHBA, pa paguar tarifë doganore:

Tregtia me SHBA është modeste. Për vitin 2020, shkëmbimet tregtare me SHBA përfaqësojnë 1.5 % të gjithë tregtisë të volumit të tregtisë ndërkombëtare të vendit. Eksportet drejt SHBA përfaqësojnë 1.2 % të eksporteve të vendit dhe importet nga SHBA zënë 1.5 % të importeve.

Produktet  më të eksportuara në SHBA janë bimët aromatike e mjekësore përfshirë erëzat e vajrat esenciale, të cilat përfaqësojnë  67.5%  të eksportit, mineralet dhe produkte të tjera me peshë më të vogël, përfshirë veshjet, dhe produktet ushqimore.

2. Shqipëria dhe Programi i Sistemit te Përgjithshme i Preferencave (GSP) të SHBA:

Sistemi i përgjithshëm i Preferencave (SPP) është një program i tregtisë i SHBA i projektuar për të nxitur rritjen ekonomike, duke siguruar hyrjen preferenciale pa doganë të deri në 3500 produkteve  nga 128 vendet dhe territore të caktuara ku perfshihet Shqipëria dhe Kosova.

Qëllimi i programit GSP është që t’u japë këtyre eksporteve  avantazh konkurrues në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Këto produkte eksporte, me të hyrë në Shtetet e Bashkuara nuk i nënshtrohen  më tarifave doganore pasi subvencionohen nga SHBA.

Heqja e taksës doganore me SHBA bën që produktet tona të kenë një marzh më të lartë fitimi në tregun amerikan, pasi importuesit amerikanë do të preferojnë këto produkte të çertifikuara, sesa ato nga BE për të cilat paguhen detyrimet doganore.

Shëmbull: Përfitimet në terma më praktike që ofrohen për bizneset/fermerët  Shqiptar?

Shqipëria është një nga vendet që mund të përfitojë nga ky sistem dhe shumë produkte si perime dhe fruta të përpunuara, ujë mineral, bimë medicinale, shumë lloje të eksporteve artizanale si artikuj dekorativ shtepiak dhe të zejtarisë shumicën e llojeve të qilimave, disa produkte bujqësore dhe produkte të tjera të peshkut, si dhe në shumë lloje të kimikateve, mermerit, dhe mineraleve e shumë të tjera që prodhohen dhe përpunohen në vend, janë në listën e produkteve që mund të eksportohen në Amerikë me trajtim preferencial.

3. Eksporte pa taksa doganore në Shtetet e Bashkuara por që aktualisht eksportohen në vende të tjera:

Shqipëria eksporton mallra të caktuara në vende të tjera, por jo në Shtetet e Bashkuara në sasi të mëdha. Shumë prej këtyre produkteve janë objekte që kanë të drejtë për trajtim të SPP me të hyrë në Shtetet e Bashkuara, si: disa lloj  veshjesh, syprina ose/pjesë të sipërme të kepucës, ferrokromi me 4% të karbonit, ose mobilje, me bazë metali etj. duke ofruar një avantazh konkurrues në tregun e SHBA.

Si mund të kualifikohemi për trajtimin pa taksa sipas programit GSP:

- Duhet të jetë një produkt i pranuar nga programi GSP

- Duhet të jetë një produkt shqiptar

- Nese nuk përdorni produkte vendase, përmbajtja lokale dhe përpunimi nuk duhet të jetë ≥  35%  e vlerës

- Përfitimi duhet të kërkohet nga importuesi

- Mbani të dhëna për prodhimin/financat për të ndihmuar importuesin të vërtetojë deklarimin GSP

- Importet duhet të mbërrijnë direkt në SHBA

Si të rrisim eksportet pa taksa në Amerikë?

- Përdorni GSP si mjet marketingu

- Identifikoni produktet e pranueshme GSP që eksporton Shqipëria në vende të tjera

- Sigurohuni që të kërkohet trajtimi GSP

- Merrni në konsiderat avantazhet që siguron GSP

 

Këshillime të tjera