27.12.2022

Programi IPARD-III dhe investimet në asetet fizike që lidhen me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimore

Politika e përgjithshme e Shqipërisë është e orientuar drejt anëtarësimit në BE. Në Qershor të vitit 2014, Shqipërisë iu akordua statusi i vendit kandidat. Në qershor të vitit 2018, Këshilli Evropian përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe në Mars të vitit 2020 miratoi hapjen e negociatave të ndjekur nga prezantimi i kuadrit negociator të Shqipërisë, në korrik të vitit 2020, tek Shtetet Anëtare. Në kontekstin e përafrimit gradual me acquis të BE-së në përgjithësi, edhe me PPB dhe Politikën e Përbashkët të Peshkimit të BE-së (PPP) në veçanti, bujqësia, zhvillimi rural dhe peshkimi kanë marrë vëmendje të konsiderueshme politike dhe financiare për shkak të rëndësisë së tyre sociale-ekonomike, konkretisht sigurimin e punësimit dhe hapësirës së banimi për gjysmën e popullsisë shqiptare.

Fondi i akorduar nga BE-ja për programin IPARD-III është 112 milion euro ndërkohë që kontributi i Qeverisë Shqiptare është 34 milionë euro. Në total janë 146 milionë euro për 9 masa financimi.

Çfarë përfaqëson masa e investimit për industrinë agro-përpunuese?

Agro-përpunimi është rritur ndjeshëm gjatë 10 viteve të fundit duke arritur në rreth 25% të xhiros totale të bujqësisë. Tendencat janë shumë pozitive, të cilat tregojnë se sektori ka potencial të lartë për zhvillim dhe krijimin e vendeve të punës. Xhiroja e sektorit është pothuajse dyfishuar, ndërkohë që punësimi është rritur me rreth 20%, mbështetur nga rritja e kërkesës së brëndshme për produkte të përpunuara dhe rritja e eksportit të produkteve me origjinë bimore, ndërkohë që mundësimi i eksportit të produkteve me origjinë shtazore është në proces realizimi me disa prej vendeve të rajonit, por edhe në të ardhmen me vendet e Bashkimit Evropian, pas përfundimit të procesit të reformave të rëndësishme të ndërmara në fushën e sigurisë ushqimore në të cilat është angazhuar sektori.

Sektori i përpunimit të qumështit ka nevojë për investime të konsiderueshme për të modernizuar teknologjitë të përmirësojë cilësinë dhe të përputhet me standardet e Bashkimit Europian. Zinxhirë të mbyllur ftohës nga prodhuesit te konsumatori kanë akoma nevojë për përmirësim, ashtu siç janë pikat e grumbullimit të qumështit dhe transporti me sistem ftohjeje.

Për të rritur konkurrencën dhe performancën mjedisore të sektorit të përpunimit të mishit ka nevojë të inkurajohen investimet në përputhje me standardet e BE-së dhe përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve dhe përpunimit të nënprodukteve. Thertoret ende duhet të përmirësohen dhe të përmbushen standardet e sigurisë ushqimore dhe të mirëqenies së kafshëve.

Masa e IPARD-III synon të gjitha ndërmarrjet e përpunimit të frutave dhe perimeve dhe fokusohet në nxitjen e investimeve në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe reduktimin e humbjeve në procesi i prodhimit.

Sektori shqiptar i verërave mund të shfrytëzojë mundësitë e reja si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme për verëra cilësore, nëse mbështetet me investime në modernizimin e teknologjive, përmirësimin e pajisjeve, veçanërisht magazinimi në tanke ruajtëse, fermentues dhe pajisje laboratorike, dhe zhvillimi i verërave cilësore bazuar në varietetet e rrushit lokal/autoktone.

Sektori i BMA-ve kërkon një  konsolidim dhe rritje të nivelit të përpunimit për eksport. Konsoliduesit paraqesin nevoja për të investuar kryesisht në magazina të reja, linja tharjeje, objektet dhe pajisjet e përpunimit.

Prodhimi i vajit të ullirit është rritur ndjeshëm, duke u trefushuar prodhimi i vajit të ullirit. Ky nënsektor kërkon një përmisim të kushteve apo ambjenteve të operimit dhe të linjave të përpunimit, amballazhimit dhe etiketimit.

Nënsektori i përpunimit të peshkut është i orientuar kryesisht në treg eksporti dhe paraqet një tendencë në rritje të justifikuar nga një interes në rritje për prodhim vendi. Kapaciteti eksportues po rritet nga viti në vit me një kapaciteti mbi 20% në vit.

Lloji i investimeve të pranueshme për Agroindustrinë

- Ndërtimi dhe/ose rikonstruksioni i objekteve dhe ambienteve për grumbullimin e qumështit, fruta-perimeve,                vaj ulliri,  BMA-ve, peshkut, ruajtjen dhe përpunimin.

- Makineri dhe pajisje për grumbullimin, pastrimin, selektimin, ruajtjen dhe përpunimin e qumështit, fruta perimeve,      vajit të ullirit, bime medicinale, përpunimin anatomik të mishit etj.

- Kantina vere (ndërtim dhe linja).

- Energjia e rinovueshme.

Sa do të jetë madhësia grandit në IPARD-III për investimet në ferma?

Kostoja minimale totale e pranueshme e investimit për projekt është 25,000 euro dhe maksimumi është 2,000,000 euro. Një aplikuesi mund t'i jepen më shumë se një projekt, por kostoja totale e pranueshme e investimeve për përfitues sipas kësaj mase nuk mund të kalojë 3,000,000 euro për të gjithë periudhën programore.

Intensiteti i ndihmës është deri në 50% të kostos totale të pranueshme të investimit. Në rast se investimet parashikojnë edhe menaxhimin e mbetjeve mund të jenë deri në 60% të totalit koston e pranueshme të investimit.

Për investimet joproduktive kostot minimale totale të pranueshme të investimit për projektin (planin e biznesit) është 1,000 euro dhe maksimumi është 5,000 euro. Kostot e projektit inxhinerik nuk duhet të kalojë vlerën 10,000 euro.

Cilat janë disa kritere të rëndësishme në lidhje me aplikimet e sektorit agropërpunues?

Disa kritere specifike që subjektet agropërpunuese duhet të marrin parasysh në aplikime, dhe që lidhet me kriteret e kapaciteteve përpunuese për disa sektorë janë:

Përpunimi i qumështit

- Kapaciteti i përpunimit të qumështit 1500 litra në ditë/750 litra në zonat malore;

Thertoret e kafshëve

- Therja e gjedhit: minimumi 10 krerë në ditë; ose

- Therja e ripërtypësve të vegjël: minimumi 40 krerë në ditë; ose

- Therja e derrave: minimumi 15 krerë në ditë; ose

- Therja e shpendëve: minimumi 5000 shpendë në ditë.

Përpunimi i verës

- Kapaciteti i përpunimit të verës: 200 hektolitra në vit.

Roli i institucionit financiar NOA në mbështetje të subjekteve aplikues në grantet IPARD-III

Institucionit financiar NOA, mbështet me financim sektorët (mikro) agropërpunues, dhe që kanë një rol zhvillues në prodhimin e traditës dhe aktiviteteve që shtrihen në zonat rurale. Kryesisht disa nga këto nën-sektorë janë:

Baxho qumështi. Këto investime të lejuara nga IPARD-i, kryesisht lidhen me ri-konstruksion të ambjenteve për plotësimin e kushteve higjeno-sanitare (kërkesa në përputhshmëri me ligjin e sigurisë ushqimore), përmisim të teknologjisë së përpunimit (ambjente frigoriferike, dublikatorë, kaldaja, skematrice, tanke ftohës etj.). Janë investime që kanë një mesatare investimi rreth 100,000 euro/baxho.

Linja për përpunimin e mishit (anatomik). Kryesisht përfshihen përmirësimi i  kushteve në njësitë e përpunimit të mishit, linja teknologjike etj. Vlera e këtyre investimeve nuk i kalon shifrat e 150,000 eurove.

Njësi grumbullimi, ambjente frigoriferike.

Linja amballazhimi, etiketimi.

Nisur nga eksperiencat e mëparshme në mbështetje të investimeve në agrobiznes nëpërmjet fondeve të IPARD-it, institucioni financiar NOA ka përgatitur një paketë të posaçme për këto investime deri në shumën 20 milion lekë. Kjo mbështetje konsiston në 2 drejtime kryesore:

- Këshillim profesional (falas) për të gjithë ato fermerë që synojnë të investojnë nëpërmjet granteve IPARD. Një ekip i specializuar i atashuar pranë departamentit të Agrobiznesit në NOA-s ofron shërbime këshillimi për të gjithë sektorët e ekonomisë bujqësore.

- Financim të menjëhershëm me produkt financiar specifik për të gjithë fituesit e kontratave të grantit IPARD, dhe jo vetëm.

Këshillime të tjera