30.01.2023

Planifikimi i mbjelljeve të serave në dimër

Prodhimi i kulturave serë është tani një realitet në rritje në të gjithë botën me rreth 425,000 ha sera të përhapura në të gjithë Evropën, nga të cilat rreth 125,000 ha ndodhen në vendet e Evropës Juglindore. Bazuar ne analizat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin, FAO, në 20 vitet e fundit rezulton një revolucion në prodhimin e serave në terma të projektimit të strukturës, llojit dhe cilësisë së materialeve mbuluese, të ushqyerit e bimëve, përdorimi i hibrideve dhe kultivarëve me prodhimtari të lartë, agro-teknika, menaxhimi i integruar i dëmtuesve, përdorimi i insekteve pjalmuese, kontrolli i klimës, solarizimi i tokës dhe teknologji të tjera. Shumë vite më parë rendimenti i domates në sera shkonte në 100 ton/ha, ndërsa sot në serat e teknologjisë së lartë arrin deri në 600 ton/ha.

Kultivimi në serë është veçanërisht i përshtatshëm për të kompensuar efektet e ndryshimit të klimës, pasi kultivimi bazohet në parametrat e kontrollit të klimës duke përfshirë temperaturën, lagështinë, dritën dhe gjatësinë e ditës, erën dhe përqendrimin e CO2.

Sidiqoftë evolimi i madh i teknologjisë në ambjentet e mbrojtura, planifikimi në fermë mbetet çelësi i suksesit.  

Rëndësia e Planifikimit në Fermë

Planifikimi është një pjesë e rëndësishme e prodhimit bujqësor dhe kultivimit të perimeve në sera gjithashtu. Planifikimi i dobët mund të bëjë që kultivuesit të ndeshen me bimë të pazhvilluara nga mungesa e kujdesit në porositjen e fidanit apo kultivarit në kohë, të kenë bimë të mbingarkuara me prodhim në kulmin e sezonit (kur fillon prodhimi i fushës), varietete të pa frekuentuara nga tregjet e brëndshme dhe ato të eksportit etj.

Për të planifikuar me sukses një kulturë bujqësore, një fermer duhet të vendosë javën e muajit që kërkon të dalë në treg, dhe më pas të punojë mbrapsht për të përcaktuar datën e mbjelljes së fidanit. Këtë këndvështrim duhet të ndjekë për kartën teknologjike të kultivarit të përzgjedhur, pra specifika të detajuara të shërbimeve agro-teknike.

Funksionet kryesore të drejtimit të fermës janë:

-       Planifikimi

-       Zbatimi

-       Kontrolli/monitorimi

Ndër parimet e drejtimit të fermës bujqësore dhe që lidhen më së shumti me pikën kryesore, atë të planifikimit, ku mund të përmendim:

-       Zgjedhjen e aktivitetit bujqësor, kulturën dhe varietetin bujqësor të caktuar:

-       Analizë/njohuri mbi tendencën e çmimeve;

-       Agro-teknika e duhur në aplikim;

-       Tregu i shitjes;

-       Fuqia punëtore e duhur;

-       Burimet e financimit.

Zgjedhja e specieve dhe kultivarit është gjithashtu e rëndësishme për qëndrueshmërinë e prodhimet në serë. Para se të marrin vendimin e tyre, fermerët duhet të marrin parasysh çfarë/kur/si do të prodhojnë dhe ku do të shesin produktet e tyre. Një vendimarrje e zgjuar pasohet me elementët teknologjik, faktorë të tregut, politikat mbështetëse (subvencionuese), faktorë zonal dhe mjedisore etj.

Çfarë kujdesi specifikisht duhet të tregojë fermeri përpara mbjelljes së serës?

Fermeri duhet ti kushtojë një rëndësi të veçantë dy faktorëve kryesorë, pjesë e planifikimit të fermës, që janë:

1)  Kujdesi për specien e përzgjedhur:

- Hulumtoni kërkesat e tregut;

- Merrni parasysh kontekstin ekonomik dhe social;

- Vlerësoni distancën nga tregjet;

- Faktori në dimensionet e bimës (psh. katet prodhuese në sera të ulta);

- Karakteristikat dhe kërkesat specifike të kulturave;

- Llogaritni kërkesat e punës;

- Merrni parasysh kushtet klimatike;

- Hulumtoni me kujdes veçoritë e strukturave mbrojtëse të disponueshme;

- Konsideroni mundësinë e kontrollit aktiv të klimës (dopjo plasmas, ngrohje të përkohshme, mulcerimi etj);

- Hulumtoni karakteristikat e tokës dhe merrni parasysh mundësinë e sëmundjeve të shkaktuara nga toka;

2)  Kujdesi në përzgjedhjen e kultivarëve të duhur:

- Merrni parasysh kushtet mjedisore;

- Merrni parasysh llojin e prodhimit;

- Hulumtoni me kujdes kërkesat e tregut, duke pasur parasysh preferencat e konsumatorit apo eksportit;

a) dëshiron prodhime të lehta për t'u përdorur;

b) pëlqen shumëllojshmërinë dhe tërhiqet nga risia dhe ndryshimi;

c) merr parasysh vetitë shëndetësore të produktit, përfshirë edhe shijen.

- Shqyrtoni vetitë specifike, duke përfshirë:

a) karta teknologjike;

b) potenciali i rendimentit;

c) cilësia (p.sh. pastërtia dhe siguria);

d) zgjatja e kohës së vjeljes;

e) rezistenca ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve:

f) jetëgjatësi e gjatë ne treg.

Periudha e dimrit, kur nuk kultivohen perime në serë, duhet të përdoret për pastrim, dezinfektim dhe përgatitje për sezonin e ri. Në shumicën e vendeve te Europës Jug-Lindore, një pushim dimëror në kultivimin e perimeve në serë zgjat nga fundi i nëntorit deri në mes të janarit.

Kushtet lokale klimatike (intensiteti i dritës, temperatura, lagështia dhe shpejtësia e erës) janë të dhënat të nevojshme për krijimin e një modeli teknologjik të kultivimit të perimeve në sera në një zonë të caktuar. Të gjitha të dhënat e lartë-përmendura duhet të përdoren si informacion fillestar për ta bërë një model ekonomik.aktivitetin bujqesor në serë.

Në këtë mënyrë, është e rëndësishme të rritet prodhimi për njësi sipërfaqe, të kursehet energjia (lëndët djegëse) dhe konsumi i ujit, si dhe të përdoren më pak kimikate (veçanërisht pesticide) dhe plehra, duke përmirësuar kështu cilësinë dhe sigurinë e përgjithshme të ushqimit.

Çfarë duhet të kenë parasysh fermerët në lidhje me financimin paraprak gjatë aktivitetit të kultivimit të perimeve të para në sera?

Pas përzgjedhjes së species, kultivarit, sigurimit të kartës teknologjike dhe shumë elemente të tjerë të përshkruar, radhën e ka porosia e fidanit në fidanishte me teknologji të lartë. Bazuar në kontot kulturale të zhvilluara nga sektori agro-biznesit pranë NOA-s, një serë me ngrohje diellore për një sipërfaqe 1 ha kërkon një financim paraprak për blerje fidani:

- Fidanë domate. Kërkohen 34,000 fidanë që kushtojnë rreth 800,000 lek.

- Fidanë trangulli. Kërkohen 22,000 fidanë që kushtojnë rreth 500,000 lek.

Sipas institucionit financiar NOA, fermeri mbështetet me kredi afat-shkurtër, me një procesim brënda ditës, pa kolateral dhe me 1 (një) pagesë të vetme shlyerjeje.

 

Këshillime të tjera