02.03.2023

Opsionet e financimit të kredisë për eksportuesit në Shqipëri

Ndërkohë që shumë biznese Shqiptare vazhdojnë të përfitojnë nga mundësitë e eksportit, shumë biznese të tjera hezitojnë të eksportojnë ose zgjerohen në tregje të reja.

Ndodh që biznesi juaj të kërkojë të bëjë shitjen e parë të eksportit ose të zgjerohet në më shumë tregje, por ka nevojë për më shumë qartësi në opsionet dhe metodat e financimit. Shpesh, kjo vjen për shkak të rreziqeve të tilla si mospagesa ose vonesa e pagesës nga blerësit e huaj, rreziqet politike dhe tregtare por dhe arsye të tjera.

Por çfarë duhet të dini për financimin e kapitalit qarkullues të eksportit ose sigurimin e kredisë së eksportit

Konkretisht Instrumentat më të rëndësishëm të financimit të tregtisë, ofrohen nga një numër bankash në Shqipëri, por nga anketimet e bera me sipërmarrjet shqiptare, - eksportuesit shpesh janë skeptike apo hezitues për t’i përdorur ato. Kjo sjellje apo kulturë biznesi dëmton vetë biznesin sepse në këtë rast, kompanitë shqiptare marrin mbi vete gjithë rrezikun e investimit (shpërndarjen e mallrave së pari dhe marrjen e parave më pas).

Në rastin e vendosjes te marrëdhënieve të reja të biznesit ose hyrjes në tregje të reja të huaja pasigurta, kjo strategji është e rrezikshme.

Themelore dhe e rëndësishme për një eksportues është, sigurisht, si të mund të gjejë paratë për zhvillimin e biznesit dhe produkteve të tij.

Kontrolloni se si ta përshtatni formën e kredisë me nevojat dhe planet tuaja. Gjeni zgjidhjet e financimit që funksionojnë më mirë për ju.

Cilat jane tipet e financimit ?

Tipet më të zakonshme dhe më të përdorura të financimit për eksportuesit në Shqipëri janë:

- Financim aksionerësh, (apo i kapitalit)

- Financimi i borxhit, huadhënia

- Blerësit dhe furnitorët si burime financimi

- Bankat shumëpalëshe të zhvillimit

Duhet thënë se tregu i financimit për eksportuesit është në zhvillim të vazhdueshëm dhe disa tipe të tjera financimi po bëhen të zgjedhshëm për eksportuesit. Eshtë e rëndësishme që eksportuesit të kenë një tablo të qartë të tregut të financimit në mënyrë që të përfitojnë nga opsionet e ndryshme të financimit.

Kur eksportuesit janë në dijeni të opsioneve të financimit për ta, ata zgjedhin më të pranueshmin për blerësin dhe shitësin. Por përpara se të shikojnë mundësitë për financim, eksportuesit duhet të marrin në konsiderojnë disa nga faktorët e mëposhtëm që të marrin vendimet e duhura siç janë :

a)      Kostoja e metodave të ndryshme të financimit ;

b)      Rreziqet që lidhen me financimin e transaksionit ;

c)      Kohëzgjatja në të cilën produkti ose shërbimi financohet;

d)       Nevoja për financim për të kryer shitjen;

e)      Nevoja për financimin e kapitalit qarkullues para-eksportimit apo pas-eksportimit.

Financimi i kapitalit

Eshtë tepër e rëndësishme që një eksportues të ketë mjaftueshëm kapital (equity) në biznes dhe kjo varet nga madhësia e kompanisë dhe tipi i aktivitetit me të cilin merret eksportuesi. Statistikat tregojnë se shumica e bizneseve të vogla apo në fazë rritjeje përdorin financim të kufizuar të kapitalit dhe bizneset eksportuese bëjnë pjesë në këtë grup. Eksportuesit në Shqipëri më së shumti përdorin paratë e tyre si burim të financimit të kapitalit kur fillojnë biznesin apo kur operojnë drejt rritjes së tij.

Financimi i borxhit, huamarja

Në Shqipëri, praktikisht ka dy burime të financimit të borxhit, bankat dhe institucionet huadhënëse. Bankat janë burimi kryesor i financimit që në përgjithësi shfaqen hezituese për të ofruar hua për bizneset eksportuese, kryesisht për shkak të mungesës së kolateralit (garancia me hipotekim prone të paluajtshme) nga ana e eksportuesit. Arsye të tjera gjithashtu përmenden nga bankat lokale kur refuzojnë kompanitë eksportuese si psh.: mungesa e aftësive të menaxhimit financiar, biznesi i rrezikshëm etj.

Burime të tjera të financimit të kapitalit janë investitorët jo profesionalë si miqtë, të afërmit, klientët, etj. Një burim shumë i zakonshëm i përdorur vjen nga fondet me pjesmarrje në kapital (me aksione). Këto janë risk-marrës institucionalë dhe mund të jenë grupe burimesh të mbështetura nga qeveria si psh. AAEF, një fond investimesh kapitale (aksionesh) , AASF - Programi i Mbështetjes së Agrobiznesit Shqiptar, të financuar nga BERZH, etj.

Po cilat kredi dhe mbështetje financiare mund të përdorë një eksportues ?

Se cilët jane hapat praktikë që një eksportues duhet të ndjekë në mënyrë që të realizojë një marrëveshje të mirë dhe për të marrë financim për biznesin e vet nga burime ekzistuese paraqiten në “Hartën e Procesit”

Në fakt “Harta e Procesit” është një referencë e e asaj që është shkruajtur në artikuj e mëparshëm për këtë sektor. Ajo pasohet nga një tabelë e cila përmban opsionet e financimit për eksportuesit, të pranishme në Shqipëri.

Harta e procesit: si të financoni biznesin tuaj eksportues

Opsionet e financimit për eksportuesit në Shqipëri

Këshillime të tjera