08.02.2023

Planifikimi, financimi, agroteknika dhe tregu, janë sfidat e fermerëve që kultivojnë bostanoret

Shalqiri u kultivua për herë të parë në Afrikë, nga ku u përhap në Evropë, Lindjen e Afërt dhe Indi. Më vonë, filloi kultivimi i tij edhe në Kinë dhe Amerikë. Në Gadishullin

Ballkanik mendohet të ketë ardhur në kohën e invazioneve Turke. Aktualisht, Azia është kontinenti me prodhimin më të lartë të shalqirit, më shumë se 80% të prodhimit në mbarë botën. Afrika, Evropa dhe Amerika e Veriut kanë prodhime të ngjashme, rreth 7-8 milion ton vjetor.

Shalqiri nuk është vetëm një nga frutat më freskuese që ekziston, ai gjithashtu ka një numër të madh karakteristikash të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e njeriut.Sipas studimeve të ndryshme që janë kryer, ky frut është perfekt për të rimarrë energjinë, për shëndetin e zemrës, për humbjen e peshës, shikimin, lëkurën dhe për veshkat.

Shalqiri kultivohet me efikasitet në vendet me klimë të ngrohtë. Mbjellja e këtij fruti nuk kërkon shumë kërkesa, preferon toka të kulluara shumë mirë dhe që përmbajnë gjithashtu shumë lëndë organike. Një faktor tjetër i rëndësishëm që duhet të keni parasysh është pH e tokës. Ashtu si llojet e tjera të bostanoreve, kultivimi i shalqirit kërkon toka pak acide (pH midis 6.0 dhe 6.8). Më tej, kultivimi i shalqirit ka nevojë për një sezon rritjeje që zgjat nga 70 deri në 85 ditë me klimë të ngrohtë. Prandaj, për rritjen optimale dhe rendimentin e frutave, vendndodhja duhet të ketë dritë të mjaftueshme diellore dhe një diapazon temperaturash nga 18°C ​​deri në 35°C.

Si paraqitet trendi i tregtisë së shalqirit në Ballkan dhe vendet kryesore prodhuese në BE

Nga analizimi i statistikave Europiane dhe atyre rajonale rezulton që tregu Europian paraqet një kërkesë të lartë për kulturën e shalqirit, kërkesë kjo që shfrytëzohet më së miri nga disa shtete rajonale dhe përtej, sic është Greqia dhe Spanja, ku kanalet e tregtisë paraqesin stabilitet dhe sigurojnë një të ardhur shumë të lartë. Për më tepër, ndërkohë që Shqipëria përdor kryesisht kanalet e tregtisë Ballkanike ku vlera e arketuar është relativisht e ulët, pra cmimi i shitjes rezulton mesatarisht rreth 29 lek/kg, shtete si Greqia apo Spanja eksportojnë në vende Europiane të zhvilluara si Gjermania, ku vlera e gjeneruar është shumë e lartë, pra një cmim që varion nga 39-60 lek/kg.

Pra përpos përzgjedhjes së kultivareve, agro-teknikës, logjistikës (transporti), kërkohet një përkushtim më i madh për sigurimin e kanaleve të besueshme tregu elitar.

Shqipëria eksporton një volum prej 27,201 ton shalqi, me një vlerë totale prej 7,822,596 USD. Serbia është tregu kryesor për Shqipërinë me një volum në vlerë prej 24% ku spikat një cmim mesatar prej 28 lek/kg. Eksportet drejt Bosnjes arrijnë një volum financiar prej 19%, me një cmim mesatar 27 lek/kg. Vendi i tretë i eksporteve është Cekia me 18% të tregut në vlerë eksporti dhe me në cmim mesatarisht 32 lek/kg. Gjithashtu një treg i konsoliduar në këto 6-7 vitet e fundit është Lituania me 11% të tregut në vlerë eksporti, me një cmim mesatarisht 36 lek/kg.

Greqia eksporton një volum prej 208,967 ton, e barazvlefshme me një vlerë prej 68,671,268 USD. Gjermania është tregu kryesor i Greqisë që zë 15% të vlerës së eksporteve, ku spikat një cmim mesatar prej 38 lek/kg. Polonia është vendi i dytë potencial me një volum që zë rreth 12%, me një cmim mesatar 39 lek/kg , vendi i tretë potencial i eksportit është Italia me 10% të tregut në vlerë eksporti, me një cmim mesatarisht 38 lek/kg.

Maqedonia Veriut eksporton një volum prej 9,738 ton, me një vlerë prej 2,360,309 USD, (Serbi, Ceki, Bosnje, Lituani, Gjermani). Serbia zë nivelin më të lartë të eksporteve në vlerë me rreth 25%, me një cmim mesatar prej 27 lek/kg. Eksportet në Ceki arrijnë një vlerë rreth 10%, me një cmim mesatar prej 24 lek/kg. Ndërkohë eksportet në Gjermani arrijnë një vlerë tregtare prej 5%, me një cmim mesatar prej 50 lek/kg.

Spanja eksporton një volum prej 996,615 ton, me një vlerë totale prej 554,975,839 USD. Gjermania është tregu kryesor që zen 35% të vlerës së eksporteve, ku spikat një cmim mesatar prej 61 lek/kg. Shteti i dytë është Franca, me një vlerë arkëtimi që zen rreth 16%, dhe me një cmim mesatar 60 lek/kg. Anglia listohet me 8.5% të tregut në vlerë eksporti, me një cmim mesatarisht 60 lek/kg. Një treg tjetër është Polonia me 7% të tregut në vlerë eksporti, me një cmim mesatarisht 51 lek/kg.

Italia eksporton një volum prej 281,904 ton, me një vlerë totale prej 120,463,869 USD. Gjermania është tregu kryesor për Italine, treg që zë 43% të vlerës së eksporteve, ku spikat një cmim mesatar prej 47 lek/kg. Polonia listohet e dyta me një volum që ze rreth 10% të vlerës së eksporteve, me cmim mesatar 39 lek/kg. Cekia ze 8% të tregut në vlerë eksporti me një cmim mesatarisht 42 lek/kg. Gjithashtu e listuar është edhe Austria me 6.3% të tregut në vlerë eksporti, me një cmim mesatarisht 61 lek/kg.

Prodhimi shalqirit në Shqipëri

Shqipëria prodhon rreth 270,944 ton/vit shalqi, ku rreth 30% e këtij prodhimi i takon prodhimit të hershëm që fillon vjeljen rreth datës 25 Maj. Paraqitja e një stabiliteti në lidhje me sipërfaqen e kultivuar dhe rritjes së prodhimitarisë së kultivimit të shalqirit në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit duke arritur kulmin e prodhimit në vitin 2021.

Bostanorët kryesisht kultivohen në qarqet e Fierit, Tiranës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Lezhës. Në total Shqipëria kultivon bostanorë në nje siperfaqe rreth 7523 ha, ku sipërfaqja me pjepër është jo më shumë se 21.8% e sipërfaqes. Ndërkohë në shkallë qarku, sipërfaqja më e madhe me bostanorë (shalqi&pjepër) mbillet në qarkun e Fierit që zë rreth 44.5% në shkallë kombëtare, Tirana me rreth 14.6%, Shkodra me rreth 7.9% etj.

Rendimenti më i lartë vërehet në rrethin e Lushnjes (Bashkia Divjakë), me një mesatare prej 64 ton/ha, ndërkohë që në disa qarqe të tjera si pasojë e teknologjise së ulët shikohen rendimente jo-konkurrues, si psh Shkodra me rreth 23.9 ton/ha. Teknologjia kryesisht lidhet me shërbimet agroteknike, në përzgjedhjen e kultivimit të hershëm apo në fushë të hapur, përzgjedhja e fidanit cilësor të prodhuar nga fidanishte të specializuara etj.

Shqipëria ka një balancë tregtare shumë pozitive në lidhje me kulturën e shalqirit, eksporte që paraqiten në rritje në 3 vitet e fundit. Kryesisht volumi minimal i eksporteve penetron në periudhën e fundvitit apo në javën e 2-3 të muajit Maj.

Varietetet e shalqirit të kultivuar në Shqipëri

Ka shumë lloje të farave të shalqinit të përshtatshme për kultivimin komercial të shalqinit. Zgjidhja e varietetit të kërkuar nga tregu dhe agroteknika përkatëse është sfida për fermerët që kultivjne shalqirin. Fermerët duhet të sigurohen që të zgjedhin varietetin më të mirë, fidanishten dhe ekspertizen e duhur që të prodhojnë fruta shalqiri të mira në cilësi dhe madhësi.

Shumica e shalqinjve të prodhuar në Shqipëri janë të varieteteve të ndryshme si Crimson Sweet përfshirë Crisby, Florida, Galaxy, Valentina, Paradise, Obla, Top Gun, Star, etj. Përzgjedhja e larmisë kryesisht është e drejtuar nga faktorë të tillë si produktiviteti, rezistenca ndaj sëmundjeve, rezistenca ndaj dëmtimit në transport dhe kosto (farat hibride janë më të shtrenjta). Penetrimi në tregje rajonale edhe me gjerë ka ndikuar në kultivimin e varietetve të ndryshme të shalqirit bazuar në karakteristika të ndryshme. Shumica e aktorëve të zinxhirit të vlerave mendojnë se madhësia është karakteristika kryesore që duhet të synohet për tregje të ndryshme (ref. Ilir Pilku, AASF/EBRD 2018).

Financimi i fermerëve që kultivojnë bostanoret për efekt eksporti

Për fermerët potencial që kultivojnë shalqirin për drejtim eksporti, por jo vetëm, muaji Janar përkon me porositjen e fidanit të shalqirit, e cila kërkon një punë parapërgatitore të studiuar në lidhje me:

- Llojin e varietetit;

- Agro-teknuken përkatëse;

- Tregun, blerësit (mundësisht kontraktimin paraprak);

- Përzgjedhjen e fidanishtes;

- Burimin e financimit.

Nga kontaktimi i kompanisë AgroKoni shpk, rezulton një prodhim i shumëllojshëm varietetesh të shalqirit, Obla, Eros, Odisea, Crimson Rubi, Pegasus etj. ku cmimi varion nga 40-55 lek/fidani në varësi të kohës së porosisë/mbjelljes. Përpos fidanit, kjo kompani ofron edhe konsulencë agro-teknike dhe mundësi eksporti pranë qendrës së saj të eksportit.

Referuar analizave financiare që departamenti i agrobiznesit pranë Institucionit Financiar NOA, që financon ndjeshëm këtë aktivitet bujqësor, pesha e kostos së kultivimit të shalqirit në fushë të hapur rezulton në:

- Blerjen e fidanit (55000 fidanë/ha) – 302,500 lek

- Plasmasi mulcerimit (5000 ml/ha) – 70,000 lek

- Plehrimi – 180,000 lek/ha

Planifikimi në fermë mbetet celësi i suksesit për cdo fermer!

Këshillime të tjera